Vrasja e të riut në Dibër, si nisi konflikti mes viktimës dhe autorit

Pas disa orësh nga ngjarja e rëndë vijon të jetë në arrati autori i vrasjes së 25-vjeçarit në Dibër. Ngjarja në fjalë ndodhi mbrëmjen e djeshme në njësinë administrative Arras.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije Aleksandër Balla, i cili akuzohet se qëlloi me thikë 25-vjeçarin me inicialet I.Z është ende në kërkim nga policia.

Sherri mes dy të rinjve, njëri nga fshati Muhur, tjetri nga Arras, ka nisur në rrugë. Si fillim ata kanë nisur që të konfliktohen verbalisht dhe më pas Balla ka nxjerr thikën nga xhepi dhe ka qëlluar 25-vjeçarin.

Ky i fundit, ndërroi jetë rrugës për në spital. Deri më tani ngelen të paqarta rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërsa dyshohet se krimi ka ndodhur pas një konflikti të çastit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore është bërë e mundur zbardhja e vrasjes së shtetasit I. Z në njësinë administrative Arras.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar shtetasin Aleksandër Balla 23 vjeç , banues në fshatin Muhur.

Ende janë të paqarta rrethanat e ngjarjes por nga veprimet e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Forca të shumta të Policisë po kryejnë kontrolle në ambjente, banesa e ne automjete për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne