Deputeti i PE: Pashë Sirinë që nuk gjen vend në mediat tona

Deputeti i Çekisë në Parlamentin Evropian, Jaromir Kohlicek, i cili ka zhvilluar një vizitë në Siri është shprehur se “Ngjarjet që kanë ndodhur në këtë vend janë shumë të ndryshme nga ato që shpjegohen në mediat evropiane dhe ato të Çekisë.”

Kohlicek, i cili ka qënë pjesë e delegacionit të deputetëve evropianë dhe ata rusë të dërguar në Siri, në deklaratën që ka dhënë për Sputnik ka theksuar fillimisht se qëllimi parësor i kësaj vizite ka qënë zhvillimi i një takimi me Presidentin e Sirisë, Bashar Asad dhe është shprehur se “Kemi dëshiruar që me ndërhyrjen e deputetëve të paralementit të Rusisë të vlerësojmë propozimet për paqe me Presidentin e Sirisë.”

‘VAZHDON ZHVILLIMI I MËSIMIT NË SHKOLLA’

Politikani çek, i cili është shprehur se stacioni i tyre i dytë ishte Aleppo, ka thënë se nuk ka mundur t vizitojë kurrë më parë këtë qytet të shkatërruar tashmë, ka bërë këto vlerësime në lidhje me këtë çështje:

“U habita shumë kur pashë se në pjesën e lagjeve në lindje të Aleppos, të cilat janë shkatërruar plotësisht nga lufta kishte rifilluar zhvillimi i mësimit. Pavarësisht dëmeve të mëdha, kemi vizituar shkolla që kishin tashmë një muaj e gjysëm që zhvillonin mësim. Mësuam se në total ishin restauruar 36 shkolla të dëmtuara në Aleppo.”

‘USHTRIA RUSE PO I PËRMBUSH TË DYJA DETYRAT E SAJ’

Kohlicek, i cili ka bërë me dije se kanë munduur që të vizitojnë disa nga lagjet në të cilat janë përjetuar disa nga konfliktet më të dhunshme dhe se e ka të pamundur të vendosë në fjalë dëmin e shkaktuar në këtë qytet, është shprehur kështu:

“Pamë se ushtria ruse po i përmbushte të dyja detyrat e saj. E para është mbështetja ajrore. Disa prej miqve tanë kanë pyetur shumë herë nëse trupat ruse kanë marrë pjesë drejtpërsëdrejti në betejat e ushtrisë siriane. Dhe është shpjeguar po kaq herë se në konflikt ka marrë pjesë drejtpërsëdrejti ushtria siriane. Përparësia e ushtrisë ruse ka qënë mbështetja ajrore. Ndërsa detyra e dytë konsiston në ndihmën humanitare. Kjo gjë më surprizoi shumë. Sepse në vendet e BE-së, këtë gjë nuk e tregon askush. Një pjesë e ushtrisë ruse merret vetëm me zgjidhjen e problemeve humanitare. Për më tepër, ata po mundhen që të ndihmojnë edhe disa militantë që kanë mbetur mes ushtrisë siriane dhe grupimeve rebele. Ushtria ruse i kishte përgstitur me shumë përpikmëri programet e saj humanitare. Kjo është një gjë që vlen të tregohet.”

Deputeti çek, i cili ka treguar se ka parë vetë ushtarët rusë që i shpërndanin ushqim fëmijëve, është shprehur se “Si ndihmë për fëmijët janë sjellë nga Rusia edhe mjete shkollore. Mësuam se sirianët nuk ndihmoheshin vetëm nga sirianët, por edhe nga Belarusi, Kazakistani dhe Seriba. Kjo gjë më lumturoi shumë. Të gjitha këto nuk tregohen në vendin tonë. Në Evropë bëhen vetëm lajme në lidhje me situatën e rëndë njerëzore në Aleppo dhe kritikojnë situatat e disa organizatave këtu.”

Burimi : Sputnik/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress