Deputeti i PS Bujar Çela është paraqitur ditën e sotme në SPAK.
Deputeti shoqërohet nga avokati i tij mbrojtës. Deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela u akuzua nga Prokuroria e Fierit për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”, “ndërtim të paligjshëm”, dhe “shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.
Çështja ndaj Çelës iu transferua për kompetencë Prokurorisë së Posaçme. Çela është nën hetim pas aksidentit në punë në magazinën në pronësi të tij, që i mori jetën 2 punëtorëve babë e bir dhe solli plagosjen e 7 të tjerëve./tpz