Deputeti Izraelit i ekstremit të djathtë hyn me forcë në xhamine Al-Aksa

 Deputeti i së djathtës ekstreme të Izraelit, Yehuda Glick së bashku me të birin e tij, me miratimin e kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu, kreu bastisje në xhaminë Al-Aksa, raporton Anadolu Agency.

Glick i cili hyri në oborrin e Harem-i Sherifit së bashku me birin e tij, nën shoqërimin e policisë izraelite, pasi që bëri lutje në tempullin e shenjtë, doli nga porta El-Megaribe.

Deputeti Glick, pas ritualeve në Al-Aksa, publikoi një shkrim falënderues duke iu drejtuar kryeministrit të Izraelit, Netanyahu.

“Hyrja” e deputetëve hebrenj në Al-Aksa

Për shkak të rritjes së numrit të bastisjeve të hebrenjve në Al-Aksa, në vitin 2015, pas incidenteve që ndodhën në gjithë Jerusalemin dhe Palestinën, kryeministri Netanyahu ndaloi hyrjen e deputetëve hebrenj në Harem-i Sherif.

Por, Netanyahu në muajin gusht hoqi këtë ndalesë dhe lejoi që deputetët hebrenj të hyjnë në Al-Aksa me kusht që të marrin leje paraprakisht.

Glick nga partia Likuid dhe Shuli Moale, nga partia HaBayt HaYahudi (Shtëpia hebreje), ishin deputetët e parë të cilët kryen bastisje në Al-Aksa pas heqjes së ndalesës nga kryeministri Netanyahu.

Qeveria në Tel Aviv që nga viti 2003 lejon hyrjen e kolonëve hebrenj në oborrin e Al- Aksës, në shoqërim të policisë, kurse shpesh vendos kufizimin e moshës për hyrjen e muslimanëve.

Politikanë dhe organizata të shumta ekstremiste të Izraelit bëjnë thirrje për hapjen e Harem-i Sherifit, ku besojnë se ndodhet një tempull hebre i cili ishte rrënuar dy herë më parë.

Xhamia Al-Aksa e cila ndodhet në Jerusalem është kibleja e parë e muslimanëve.

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne