Shqiperia

Deputeti i PS e pranon: Në fillim dyshuam për Saimir Tahirin

Deputeti i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu i ftuar ne emisionin “Kjo Jave” ne “News24”, tregoi se ka pasur një moment, kur mazhoranca kishte dyshuar për Saimir Tahirin.
“Në fillim, as unë dhe as ju nuk dinim fare se deri ku shkonin provat e prokurorisë. Kishim të drejtë të supozonim që mund të kishte edhe fakte që mund ta komprometonin. Ndaj e lejuam, nuk dhamë asnjë mbrojtje, por në momentin që prokuroria bën një interpretim skandaloz të atij lloji… Tahiri mund të ketë bërë 1001 gjëra por s’ka tani asnjë provë që mund të lejojë arrestimin e tij.
Ne si mazhorancë të pabindur për provat që ka paraqitur prokuroria s’mund të lejojmë që t’i hapim rrugë arrestimit të një deputeti kushdo qoftë ai. Do inkurajojmë prokurorinë të gjejë prova të reja dhe të verë me shpatulla pas murit Saimir Tahirin” – thotë Ndreu.

OPINIONE