Dëshmojnë ish-zyrtarët e CEZ, prokuroria merr përgjigjen e leterporosisë nga Çekia

Dy ish-zyrtarë të lartë të kompanisë CEZ kanë dhënë shpjegime para autoriteteve çeke, për llogari të hetimit që prokuroria e Tiranës ka nisur në vendin tonë, lidhur me dyshimet se procesi i privatizimit të OST në 2009 ishte fiktiv.

 

Dëshmitë e Josef Hejsek dhe Jan Ivan janë administruar në letërporosinë, e mbërritur në Ministrinë e Drejtësisë. Me përkthimin e materialit, dosja ju vu në dispozicion Prokurorisë së Tiranës, e cila u kthye për rihetim nga gjykata.

 

Hetues të çështje shprehen të rezervuar lidhur me dëshmitë që kanë dhënë dy ish-zyrtarët e lartë të kompanisë CEZ. Ata janë pyetur për të shpjeguar dhe dhënë emra konkretë zyrtarësh shqiptarë që kanë negociuar për çështjen e privatizimit të kompanisë, apo detaje të tjera shtesë që do ti shërbenin hetimit. Burime nga organi i akuzës bëjnë e dije se në pjesën më të madhe të pyetjeve, Josef Hejsek dhe Jan Ivan, kanë pretenduar se nuk mbanin mend detaje.

 

Ndonëse dëshmitë e tyre nuk janë shumë bindëse për grupin hetimor, deklarimet e do të analizohen bashkë me materialet e tjera që përmban kjo dosje, pjesë e së cilës pritet të jetë edhe dëshmia e biznesmenit kosovar Nuel Kalaj. Ky i fundit është cilësuar nga socialistët si sekser në procesin e privatizimit në vitin 2008, te cilen  maxhoranca e ka konsideruar si një megaaferë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne