Dështimi i votimit në veri, Osmani: Vuçiç shkeli fjalën, masat ndaj Kosovës të hiqen menjëherë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas dështimit të votimit në veri për largimin e kryetarëve shqiptarë. Përmes një shkrimi në Facebook, ajo thotë se qytetarët nuk e shfrytëzuan këtë mundësi për shkak të presionit të Beogradit, të ekzekutuar nga Lista Serbe dhe strukturat ilegale kriminale.

“Edhe njëherë, Serbia kreu ndërhyrje të paligjshme në një proces zgjedhor të një shteti tjetër. Edhe njëherë, Vuçiçi shkeli fjalën që ua kishte dhënë partnerëve ndërkombëtarë. Por, Kosova sërish dëshmoi maturi, organizim e respektim të plotë të ligjeve e kushtetutës, duke ju ofruar të gjitha komuniteteve, pa dallim, mundësinë që ata të zgjedhin vetë se kush dëshirojnë t’i përfaqësojë. E falënderoj Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, institucionet tona të sigurisë si dhe partnerët tanë për punën, përkushtimin dhe bashkëpunimin”.

Ajo kërkon nga BE heqjen e masave ndëshkuese që i janë vënë Kosovës. “Me organizimin e procesit të sotëm, Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga BE-ja. Masat e padrejta kundër Kosovës duhet të hiqen menjëherë”, tha Osmani./BW

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne