Dështimi i Izraelit në Siri

Autoritetet e regjimit sionist kanë shprehur zhgënjimin dhe disfatën e tyre në lidhje me situatën që po mbretëron në Siri.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ariyah Dariyy, anëtare e këshillit ministror, politik dhe të sigurisë pranë ministrisë së brendshme të regjimit sionist, duke deklaruar zhgënjimin dhe dështimin e këtij regjimi në Siri, deklaroi: “Për fat të keq Amerika për shkak të preokupimeve të tjera, e ka lënë vetëm Izraelin në Siri”. Ariyah Dariyy gjithashtu mirëpriti qëndrimin e Beniamin Netanjahut, kryeministrit të regjimit sionist kundër Iranit të deklaruar në takimin e tij të fundit me Vladimir Putin, presidentin e Rusisë. Beniamin Netanjahu në takimin e tij më Vladimir Putin të zhvilluar më 23 gusht të vitit 2017 në Suçi të Rusisë, akuzoi Republikën Islamike të Iranit për mbështetje ndaj grupit terrorist ISIS. Ndërkohë Moska zyrtare duke hedhur poshtë pretendimet e regjimit sionist, ka deklaruar se Rusia, Irani dhe Hezbullahu i Libanit po mbështesin Sirinë në luftën kundër terrorizmit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne