Miliona jemenas vuajnë nga uria

Gazeta Al-Kuds Al-Arabi bëri të ditur se populli i Jemenit këtë vit ka kaluar kohë të vështira për shkak të vazhdimit të luftës, trazirave dhe të situatës së rëndë ekonomike.

Sipas Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin (UNDP), 21 milionë dhe 200 mijë jemenas kanë nevojë për ndihmë humanitare, dhe 17 milionë njerëz vuajnë nga mungesa e sigurisë ushqimore, shkruan gazeta Al Kuds Al-Arabi. Shtatë milionë prej tyre janë në rrezik të vdesin nga uria. Sipas Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin, muajin e kaluar, 8 milionë jemenas nga një popullsi totale prej 27.4 milion e 400.000 kanë humbur të ardhurat e tyre për shkak të intensifikimit të konflikteve të armatosura, çka ka shkaktuar një krizë të paprecedent në vendin më të varfër arab . Arabia Saudite, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, që prej 25 marsit 2015 ka nisur sulme ushtarake kundër Jemenit dhe ka vendosur një bllokadë tokësore, detare dhe ajrore, nën pretekstin e kthimit të presidentit të dorëhequr e të arratisur jemenas Mansur Hadi. Sulmet saudite kanë vrarë më shumë se 12,000 jemenas, duke plagosur dhjetëra mijëra dhe duke zhvendosur miliona jemenas./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne