Banka e Shqipërisë katolicizon lekun shqiptar; emeton monedhë me Majka Terezën

Banka e Shqipërisë  në përvjetorin e 107-të të lindjes së murgeshes maqedone Nënë Tereza, ka prezantuar një monedhë ku ndodhet i skalitur portreti i saj. Bankat shpjegon se monedha është emetuar që në vitin 2012 dhe është prezantuar në 26 gusht.  Banka, duke thyer laicitetin e shtetit shqiptar, e nis postimin e saj me një thënie katolike të Nënë Terezës:  “Me gjak jam shqiptare, me shtetësi jam indiane dhe me zemër i përkas Jezu Krishtit”.

“Përmes monedhës përkujtimore kushtuar Nënë Terezës, të emetuar nga Banka e Shqipërisë në vitin 2012, më 26 gusht përkujtojmë 107-vjetorin e lindjes së saj. Anjezë Gonxhe Bojaxhiu (1910-1997), e njohur nga të gjithë si Nënë Tereza, lindi më 26 gusht 1910, në Shkup, në një familje katolike”-thuhet në njoftimin e Bankës së Shqipërisë.

Përkushtimi i jashtëzakonshëm ndaj të varfërve, të sëmurëve dhe nevojtarëve, si dhe shërbimet e shumta humanitare e bënë Nënë Terezën gruan më të admiruar në opinionin botëror, duke u nderuar me çmime të shumta, ndër të cilat veçojmë Çmimin Nobel për Paqen në vitin 1979. Ajo vdiq më 5 shtator 1997 dhe u varros në Kalkutë të Indisë. Në korrik të vitit 1999, Papa Gjon Pali II dha lejen e posaçme që Nënë Tereza të hynte në procedurën e shenjtërimit dhe në tetor të 2003-it u organizua ceremonia e lumturimit të saj. Me këtë rast, Vatikani botoi një biografi të shkurtër të Nënë Terezës, që fillon me një pohim të saj në vitin 1995 “Me gjak jam shqiptare, me shtetësi jam indiane dhe me zemër i përkas Jezu Krishtit”.  Më 4 shtator 2016, Papa Françesku shpalli shenjtore Nënë Terezën në një ceremoni madhështore në sheshin “Shën Pjetër”, ku merrnin pjesë mijëra besimtarë nga e gjithë bota.

Banka e Shqipërisë ka shpjeguar edhe arsyet pse vendori të emetojë këtë monedhë, e cila nuk do të jetë për qarkullim.

“Monedhat me metal të çmuar përdoreshin si për qarkullim dhe për arsye përkujtimore (në të dyja rastet me kurs ligjor). (Referuar statutit të BKSH-së të vitit 1925)  Por, sikurse tashmë dihet, pas vitit 1970, në botë filloi një etapë e re edhe në fushën e shtypjes së monedhave përkujtimore vetëm për qëllime numizmatike dhe jo qarkullimi.  Në këtë kuadër, tashmë, edhe emetimet përkujtimore shqiptare shtypen mbi një bazë ligjore, e cila nuk është e njëjtë me atë të BKSH-së (1925-1945). Këto emetime kryhen bazuar në Ligjin për Bankën e Shqipërisë, ku sqarohet se ku bazohen praktikat e ndjekura nga Banka e Shqipërisë, mbi emetimin e monedhave me dhe pa kurs ligjor.”-shpjegon BSH. Sipas saj vlera e shtypur në të është vlera emërore dhe jo ajo nominale, pasi ajo nuk ka kurs ligjor. Vlera emërore 200 Lekë është miratuar me qëllim që të ruhet një historik në emërtimin e monedhave përkujtimore në vite, nga ana e BSH-së (vitet e emetimit të monedhave përkujtimore nga BSH-ja 2001-2013).

Në lidhje me çmimin e shitjes së këtyre monedhave, sqarojmë se ai përcaktohet gjithmonë në raport me të gjitha kostot që nevojiten për realizimin e monedhave, të tilla si metali i çmuar, kostoja e prodhimit etj. Konkretisht, monedha në fjalë nuk kushton 200.000 lekë siç ju përmendeni, por 143.877 lekë, përfshirë këtu edhe tatimin mbi vlerën e shtuar, i cili është një detyrim ligjor. Ajo është monedhë e artë, me pastërti 900/1000, peshë 15.5 g dhe diametër 25.45 mm.

Kjo mënyrë e përcaktimit të vlerës emërore të monedhave përkujtimore është një praktikë ndërkombëtare dhe për shembuj të ngjashëm mund t’i referoheni faqeve zyrtare të bankave të tjera qendrore si Banka Kombëtare e Çekisë.  Në përfundim, dëshirojmë të theksojmë se Banka e Shqipërisë e vlerëson marrëdhënien me Shoqatën e Koleksionistëve të Shqipërisë, si dhe palët e tjera të interesit në këtë drejtim, dhe është e hapur për sqarime të mëtejshme në rast se nevojiten.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne