Shqiperia Sociale

Dështimi me “ndihmën ekonomike”/ Rama pranon gabimet me familjet e varfëra

Edi Rama mori një për një rastet e familjeve të varfëra që ishin hequr nga skema e ndihmës ekonomike dhe që i kishte vizituar Lulzim Basha.
Kryeministri tregoi në parlament verifikimet që kishte bërë qeveria dhe pranoi korrigjimet që kishte bërë, si shenjë e vëmëndjes së qeverisë për të varfërit.

Por Rama dha provën më të qartë deri më sot, se sistemi i pikëzimit që mat varfërinë ka një marzh gabimi të frikshëm. Nga 15 familje që përmendi Edi Rama në parlament ,9 prej tyre ishin rikthyer në skemën e ndihmës ekonomike,(pa llogaritur ata që pranuan një punë) pra marzhi i gabimit sipas shembujve që solli kryeministri shkon në 60%.

Më parë, kreu i qeverisë e ka quajtur “të ftohtë” sistemin e përzgjedhjes së familjeve të varfëra. Në fakt sistemi është një aplikacion kompjuterik i hartuar nga qeveria dhe ku sistemi i pikëzimit mbahet sekret.

Sot është provuar se marzhi i gabimit që mbart ky aplikacion është gati 60%.

Më poshtë janë të gjithë emrat që kishte vizituar Lulzim Basha në shtëpi dhe që ishin riverifikuar nga Edi Rama:

1) Zonja Burbuqe me tre femijë, u përfshi në skemën e ndihmës ekonomike nga Bashkia
2) Amarildo Hysa në Gjirokastër, 55 vjec, u përfshi në skemën e ndihmës ekonomike
3) Hyjrie Berisha, Lezhë, deklaroi se ishte e divorcuar, bëri deklarim të rremë por sërish u përfshi në skemën e ndihmës ekonomike
4) Ardjan Dani në Lezhë u përfshi në skemë dhe merr ndihmë ekonomike
5) Leonora Luka në Lezhë u përfshi në skemën e ndihmës ekonomike
6) Sabri Vironi në Vorë, nuk mori pikët, iu ofrua punësim, por nuk pranoi
7) Katriot Mihani në Kavajë, nuk mori pikët, riaplikoi dhe u përfshi në listën 6% të Bashkisë për ndihmën ekonomike
8) Liljana Eminaj, nuk mori pikët, riaplikoi dhe nuk fitoi, por u përfshi në 6% e Bashkisë
9) Fatmira Shima, u përfshi në skemën e ndihmës ekonomike me riaplikim
10) Bujar Luka në Vorë, nuk është i interesuar për punë, nuk u përfshi në skemë
11) Spahi Koçi në Vorë, iu ofrua punë dhe u punësua
12) Fradiol Luka, u kontaktua për intervistë pune, por nuk u paraqit
13) Artan Xhema, iu ofrua punë dhe ka filluar punë
14) Ylber Vocrri në Pukë, nuk deklaroi mjetin, megjithatë do të fillojë punë
15) Ilir Brahimi në Kamëz, u përfshi në skemën e ndihmës ekonomike

OPINIONE