Shqiperia

Nazer Seiti, ‘financieri’ i Habilajve dëshmon në Itali: Të përfshirë zyrtarë të drejtësisë shqiptare

Disa javë pas ekstradimit të tij në Itali, Nezar Seiti, i cilësuar si “financieri” i grupit të “Habilajve” ka dëshmuar në Prokurorinë e Katanias.

Ai ka dhënë dëshminë e tij pra autoriteteve italiane dhe pritet që kjo dëshmi t’i vihet në dispozicion edhe drejtësisë shqiptare.

Sipas ABC News, Seiti ka dhënë shpjegime të hollësishme para prokurorëve italianë, në lidhje me dyshimet e ngritura ndaj tij si “financier” i grupit kriminal të trafikut të drogës.

Kjo dëshmi pritet të vihet në dispozicion të Prokurorisë për Krimet e Rënda. Në dëshminë e tij Seiti ka përmendur edhe anëtarë të sistemit të drejtësisë shqiptare, por nuk bëhet e qartë se në ç’rrethana.

 

 

 

 

 

 

 

 

OPINIONE