Dështojnë masat për koronavirusin në Shqipëri, qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, mjekët apel: Qëndroni brenda!

Dita e 6-të e karantinës është thyer nga qindra qytetarë të Tiranës.

Njerëz, familje, bashkë me kafshët e tyre shtëpiake kanë mbushur rrugët kryesore të kryeqytetit për xhiro ku shumë prej tyre thonë se nuk mund të qëndrojnë më brenda.

Ndërkohë që viktima e dytë është shënuar, kryeqytetasit nuk janë trembur. Megjithëse është vendosur ora 18:00 si afati final për të dalë nga shtëpia, qytetarët po shfrytëzojnë masivisht orarin para ‘vijës së kuqe’.

Mjekët janë të parët që kanë bërë thirrje edhe sot për të ruajtur karantinën, për të qëndruar brenda.

Situata paraqitet më ndryshe në disa rrethe, kur Korça, Vlora e Gjirokastra kanë ruajtur karantinën, ndërsa Shkodra, Durrësi e Fieri kanë mbushur rrugët./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne