Një tërmet fuqishëm godet Indonezinë

Një tërmet me fuqi prej 5.5 ballë sipas Rihterit ka goditur mbrëmë krahinën indoneziane Maluku Verior.

Enti për meteorologji, klimë dhe gjeofizikë i Indonezisë njoftoi se epiqendra e tërmetit është regjistruar në 117 kilometra në veri të qytetit Daruba në ishullin Morotai.

Epiqendra e dridhjes ka qenë në thellësi prej 76 kilometrave.

Sipas informacioneve të deritanishme, tërmeti nuk ka shkaktuar pasoja të rënda, as nuk ka dhënë paralajmërim për cunami të mundshëm.

Tërmeti shkaktoi panik në disa qytete të krahinës Maluku, përfshirë edhe Ambon që në fund të vitit të kaluar e goditi një tërmet i fuqishëm në të cilin humbën jetën 38 persona./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne