DETAJE/ Çfarë ka në dosjen për Tahirin që erdhi në mbrëmje nga Italia

Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë mbërritur të tjera dosje për çështjen “Habilaj – Tahiri”. Burime të Lapsi.al thanë se ato janë administruar nga prokurorët e çështjes. Të njëjtat burime thanë se bëhet fjalë për një material rreth 400 faqe si përgjigje e italianëve pas letër-porosisë së nisur nga prokurorët shqiptarë në adresë të homologëve të tyre.

Sipas burimeve aty gjenden më të detajuara bisedat e përgjuara të grupit të Habilajve, por nuk përjashtohet mundësia edhe e materialeve shtesë. Besohet se një pjesë e dosjes mund të përdoret në mbledhjen e nesërme të këshillit të rregullores dhe mandateve.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne