Shqiperia

Detaje shokuese/ Gazetarja: Vajza e abūzuar më tregoi se edhe dy shoqet e saja ishin ngacmuar nga roja i shkollës

Detaje të tjera shokuese ka rrëfyer në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News 24, gazetarja Dorjana Bezat.

Ajo thotë se nga biseda që ka pasur me minorenen ka zbuluar se në dijeni për gjithë abūzimin ishin edhe dy shoqet e saj. Madje shton se edhe këto vajza janë ngacmuar nga Abas Doku.

“Vajza ka thënë se edhe dy shoqe të saj kanë pësuar të njëjtën gjë, janë abuzuar në këtë shtëpi.

Njëra nga vajzat e tjera është shpërngulur me familjen jashtë Shqipërisë, nuk është këtu. Ndërsa vajza tjetër jeton në Babrru. Duhet të ketë hetime edhe për këto raste”,- tha gazetarja.

Në një lidhje telefonike me emisionin mësuesja kujdestare e vajzës deklaroi se gjatë kohës që e mitura ka qenë në shkollë nuk ka shfaqur ndonjë shenjë shqetësuese.

“Nuk kam vënë re asgjë shqetësuese gjatë kohës së gjimnazit…Një herë kur ka munguar 2 apo 3 ditë vura në dijeni nënën. Ajo erdhi në shkollë, më solli raport. Diskutuam dhe më tha se ishte e sëmurë me temperaturë”./ BW