“Covidin e ka shpikur vllazëria e zezë, Rama iu shërben atyre”, Çako thirrje shqiptarëve: Tamponët i infektojnë qëllimisht, Manastirliu një tokësore që do të…

Një grup aktivistësh kanë dalë sot në protestë, kundër lëvizjeve për vaksinimin e popullatës, kundër Covid 19, e cila sipas tyre pritet që të nisë në masë në muajin shtator. Marshimi ka nisur nga Parku Rinia në Bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe më pas ka mbërritur për te presidenca, ndërkohë që mesazhi ka qenë që qytetarët të mos pranojnë vaksinimin.

Një prej nismëtarëve të kësaj proteste Alfred Çako ka bërë thirrje që qytetarët të mos i binden më urdhërave të Edi Ramës, dhe ti jepet fund vendosja e maskave në dyqane apo në ambientet e shërbimit.

“Ju bëj thirrje që dhe në dyqane të vënë një njoftim që nuk shërbehet, të vënë një shënim atje, pandemia është një mashtrim i madh që e ka shpikur vllazëria e zezë, të cilës i shërben Edi Rama. Numri i të vdèkurve në Shqipëri dhe në botë nuk është aq i madh sa raportohet, njerëzit kanë vdèkur dhe më parë nga gripet.

Ne kemi uruar dhe më parë që pleqtë të mos preken nga gripet dhe sëmundjet e tjera. Koha do ta vërtetojë atë që unë kam thënë, siç ka ndodhur shumë herë më parë, ne jemi antikonspiracionist, që mbulojmë konspiracionet e tyre. Dua tiu them të gjithë shqiptarëve që ai po tradhëton Zotin dhe shqiptarët.

Manastirliu është një lojtare shumë e vogël, tokësore, kërkon që të bëhet një kryebashkiake, ka mjekë që kanë bërë pakt me Djallin, OBSH është një organizatë personale e Bill Gates, nuk ka valë infeksionesh, do ketë thjesht gripe të zakonshme si çdo vit. Ka mundësi që dhe tamponet të jenë të infektuara një pjesë e tyre, prandaj mos bëni tampone, shkoni në plazhe. Lëvizja jonë është hyjnore, nuk do të lëmë që të na fusin gjë në trup, jemi një popull i lirë, dhe kështu do të qendrojmë gjithmonë”, u shpreh Çako.

/Faxweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne