“Turqia do të vazhdojë të mbrojë të drejtën e saj në Mesdheun Lindor”

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy sot tha se vendi është i vendosur të “mbrojë të drejtat e tij dhe qipriotëve turq në Mesdheun Lindor”.

Në një deklaratë, Aksoy tha se kërkesa e fundit e korporatës turke Petroleum për një leje për aktivitete shtesë të kërkimit dhe shpimit të naftës në Mesdheun Lindor është brenda kufijve të shelfit kontinental të OKB-së për Turqinë.

Duke nënvizuar se Turqia “me vendosmëri do të vazhdojë të ushtrojë të drejtat e saj sovrane në këtë fushë”, Aksoy tha se “aktivitetet sizmike të kërkimit dhe shpimit të vendit kryhen sipas programit të përcaktuar më parë”.

Deklaratat e Aksoy erdhën menjëherë pasi ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias pretendoi se Turqia po vendos mjete “të paligjshme” në Mesdheun Lindor.

Për më tepër, ambasadori turk në Athinë, Burak Ozugergin tha të martën se thirrja e Ankarasë për dialog me Athinën ka shkuar pa përgjigje.

Sipas burimeve diplomatike, Ozugergin mori pjesë në një takim në Ministrinë e Jashtme greke dhe tha se qëndrimi i Turqisë është i njohur dhe transparent për çështje të ndryshme, përfshirë kërkimin dhe nxjerrjen e hidrokarbureve.

Turqia ka kërkuar disa herë dialog me Greqinë për këto çështje, por Athina nuk arriti të përgjigjet, shtoi ai.

Në vitin 1974, pas një grushti shteti që synonte aneksimin e Qipros nga Greqia, Ankaraja duhej të ndërhynte si një fuqi garantuese. Në vitin 1983 u themelua Republika Turke e Qipros Veriore.

Dekada kanë kanë kaluar duke regjistruar disa përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjen e Qipros, por të gjitha përfunduan me dështim. E fundit, e zhvilluar me pjesëmarrjen e vendeve garantuese, Turqia, Greqia dhe Britania e Madhe, përfundoi në vitin 2017 në Zvicër.

Turqia ka kundërshtuar vazhdimisht shpimin e njëanshëm të Administratës qipriote greke në Mesdheun Lindor, duke pohuar se Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) gjithashtu ka të drejta për burimet në zonë.

Që nga viti i kaluar, Ankaraja ka dërguar anije shpimi në Mesdheun Lindor, duke pohuar të drejtën e Turqisë dhe TRNC për burimet e rajonit.

Athina dhe grekët qipriotë kanë kundërshtuar këtë veprim, duke kërcënuar se do të arrestojnë ekuipazhet e anijeve dhe duke kërkuar nga udhëheqësit e BE-së për t’iu bashkuar kritikave të tyre./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne