Detaje të reja nga vdekja dhe ditët e fundit të jetës së Masud Raxhavi, kreut të grupit terrorist MEK

Masud Raxhavi ka vdekur në vitin 2019, ndërsa më parë iu desh t’i prehej këmba për shkak të përparimit të diabetit dhe humbi edhe shikimin. Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, Masud Raxhavi vdiq në vitin 2019, para kësaj atij iu desh të amputohej dhe këputej këmba për shkak të përparimit të diabetit dhe gjithashtu kishte humbur edhe shikimin.

Një burim i informuar i sigurisë dha detaje të reja për fatin e Masud Raxhavi, liderit të grupit terrorist MEK, për reporterin politik të Agjencisë së Lajmeve Tasnim, sipas të cilit, Masud Raxhavi vdiq 3 vjet më parë në vitin 2019 për shkak të sëmundjes dhe një sulmi në zemër. Sipas këtij raporti, pas sulmit amerikan në Irak, Masud Raxhavi është plagosur rëndë në një nga operacionet e forcave amerikane në këmbë dhe në fytyrë dhe për këtë arsye ai ka shmangur daljen në publik.

Pas disa kohësh, për shkak të situatës së papërshtatshme që kishte gjatë qëndrimit në mënyrë të fshehur në Jordani (pasi u arratis nga Iraku), ai u diagnostikua me diabet dhe tension të lartë dhe frika e zbulimit të vendndodhjes e pengoi të trajtohej në qendrat mjekësore. Ndërsa diabeti i tij u përkeqësua, Masud Raxhavi gjithashtu humbi edhe shikimin dhe ishte detyruar të këpusë edhe njërën këmbë për shkak të sëmundjes së diabetit.

Pas vitit 2010, pas përpjekjeve të grupit terrorist MEK për t’u arratisur nga Iraku (për shkak të presioneve të shumta të forcave popullore irakiane dhe sulmeve të Iranit ndaj kampit Ashraf), pjesëtarët e grupit terrorist MEK për t’u larguar nga Iraku dhe për t’u transferuar në Shqipëri, kishin nevojë që emri i grupit të tyre terrorist të hiqej nga lista e organizatave terroriste e SHBA-së dhe e Ministritë së Jashtme të Britanisë, dhe një nga kushtet e Amerikës për të hequr këtë grup terrorist nga lista e organizatave terroriste ishte mosparaqitja e Masud Raxhavi në asnjë program, takim, dhe madje as zë mos publikohet asnjë foto e tij (siç bëhej që nga viti 2002).

Gjithashtu, në një takim sekret me krerët e këtij grupi, përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës kërkoi që Masud Raxhavi të jetë nën “mbrojtjen” e sistemit amerikan të sigurisë, duke e konsideruar si kusht të domosdoshëm të heqjes së emrit të grupit terrorist MEK nga lista e organizatave terroriste, për arsye se grupi terrorist MEK kishte një histori të gjatë në moszbatimin e marrëveshjeve. Kryerëve të grupit terrorist MEK gjithashtu është thënë zyrtarisht se të gjitha marrëdhëniet e Organizatës Muxhahedine Khalk duhet të ndiqen dhe menaxhohen përmes kanalit të Marjam Raxhavi.

Kretë e grupit terrorist duke pasur parasysh kushtet shumë kritike të tyre në Irak dhe gjithashtu duke pasur parasysh faktin se një prej planeve të Amerikës të ofruar më parë kishte shpërndarja e pranisë së pjesëtarëve të grupit terrorist MEK në disa vende aziatike, afrikane dhe evropiane, u detyruan të pranojnë kushtet e këtij plani të ri të Amerikës për të pasur një prani të përqendruar në një vend evropian dhe në fund pranuan edhe kushtin e amerikanëve në lidhje me Masud Raxhavi.

Prandaj, sipas këtij raporti, deri në momentet e fundit të jetës së tij (kur vdiq nga një atak në zemër në vitin 2019), Masud Raxhavi ishte në posedim dhe mbrojtje të forcave amerikane në një zonë të panjohur, të cilën disa dokumente konsiderojnë se vendstrehimi i tij ishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Abbas Shakeri, i njohur si doktor Fazel, ndoqi procesin e trajtimit të Masud Raxhavit si mjeku i tij personal derisa ai u transferua në Amerikë. Shakeri ka lindur në Khorram Abad dhe është një mjek urolog që punoi për disa kohë në një spital në lagjen Taxhrish në Teheran dhe iku në Irak në vitin 1986 dhe iu bashkua grupit terrorist MEK. Ai tani është duke banuar në Francë me një pasaportë false dhe me një identitet të rremë të quajtur Ziaedin Abdol Razaghi.

 

 

Foto e dokumenteve të identitetit të Abas Shakeri

Përveç Shakeriut, që nga viti 2020, në disa vende evropiane janë vendosur edhe disa nga të afërmit e tij, si masazhisti dhe truprojat e tij të besuar.

Sipas këtij burimi të informuar, fakti që një deklaratë në emër të Masud Raxhavi lëshohet herë pas here është kryesisht për shkak të ruajtjes së karakterit të tij si shpëtimtar në mesin e anëtarëve të grupit terrorist MEK dhe për këtë arsye përdoren fotografi të vjetra të Masud Raxhavi krahas deklaratave të grupit terrorist MEK./parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne