Deutsche Welle: Skandali që mund t’ia shkurtojë karrierën Edi Ramës

Mediat gjermane kanë ndjekur me interes protestat e opozitës dhe të qytetarëve për kauza të ndryshme në Shqipëri. Media shtetërore Deutsche Ëelle ka publikuar një reportazh për situatën në Shqipëri dhe konkretisht protestën e atistëve për Teatrin Kombëtar.

Në teks shkruhet se kryeministri Edi Rama mund të rrëzohet nga skandali ndaj Teatrit Kombëtar. “Kryeministri i Shqipërisë është artist, diçka e pazakontë për një politikan. Tamam piktor dhe skulptor. Që hap ekspozita. Por, gjatë 12 muajve të fundit, ai është përfshirë në një skandal për artin- ose të paktën për meritat artistike të një ndërtese-që ka shkatërruar reputacionin e tij dhe ka gjasa për t’ia shkurtuar karrierën politike”.

Gazetari flet dhe për protestat e forta që kanë nisur të zhivllohen në Tiranë. “Ndërkohë protestat ndaj Edi Ramës po përhapen. Protestuesit madje po tentojnë që të hyjnë në zyrën ku e intervistova. A do të mbijetojë Edi Rama ndaj këtij skandali të Teatrit Kombëtar apo një copë arti me çement dhe alga do të sjellë rënien e artistit-kryeministër?”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne