Dezhavu, aventura e Kurdistanit të pavarur

Nga Alptekin Dursunoğlu

Duket se 15 tetori i vitit 2017 do të jetë një traumë edhe më e madhe se ajo e 17 dhjetorit të vitit 2017 gjatë gjithë historisë moderne kurde.

Më 17 dhjetor të vitit 1946 shënohet fundi i muajit të 11 të Republikës Mehabad; ndërsa 5 tetori i vitit 2017 shënon fundin e parashikuar të 20 ditëve të ‘Kurdistanit të pavarur’ që u mendua se u fitua me referandumin e 25 shtatorit.

Pikat e përbashkta që shënojnë një mundësi të lëvizjes në përvojën e dy qeverive të pavarura kurde bashkohen në mundësinë e përftuar nga dobësia e qeverive qëndrore dhe nga ndihma e jashtme e premtuar.

Republika Mehbad u krijua në 22 janar të vitit 1946 në saj të mbështetjes së Rusisë dhe duke përfituar nga kushtet e krijuara pas Luftës së Dytë Botërore ku Irani po luftonte kundër ndikueshmërisë së Anglisë; dhe me ndryshimin e kushteve dhe me marrjen e kontrollit nga qeveria qëndore të Iranit kjo republikë u shkatërrua.

Ndërkohë që Rajoni i Kurdistanit të Irakut është formësuar për herë të parë pas krijimit të zonës

së ndaluar të fluturimit të Paralelit të 36 verior nga SHBA-ja në vitit 1991 dhe fitoi statusin kushtetues në vitin 2005 vetëm pas pushtimit të Irakut.

Ndërkohë, referandumi i 25 shtatorit ishte një përpjekje për krijimin e një shteti të pavarur duke krijuar një situatë de facto; megjithatë marrja e kontrollit të zonave të diskutueshme përsëri nga ushtria irakiene jo vetëm që e shpërbëu këtë situatëde facto, por ka futur tashmë në diskutim edhe të ardhmen e qeverisjes autonome që pati ardhur si rezultat e veprimeve ligjore.

Përkufizimi i 15 tetorit të vitit 2017 si një traumë edhe më të madhe se ajo e 17 dhjetorit të vitit 1946 për historinë moderne kurde nuk rrjedh nga fakti se përpjekja e dytë për pavarësi ishte shumë më e shkurtër se e para.

Ndërkohë që dështimi i pavarësisë së 22 janarit deri më 17 dhjetor të vitit 1946 i pati motivuar edhe më shumë drejt idealit të bashkimit dhe krijimit të qeverisë së pavarur dhe pati krijuar një model të ri organizativ; dështimi i pavarësisë së 25 shtatorit deri më 15 tetor të vitit 2017 i dha një goditje vdekjeprurëse bashkimit dhe unitetit kurd dhe ka vënë në rrezik edhe fitoret e deri tanishme juridikisht të ligjshme.

Kjo është arsyeja pse dshtimi i Mesud Barzanit do të lërë pasoja shumë më të mëdha se dështimi i Kadi Muhammedit.

Tashmë ‘skenari pozitiv’ për të ardhmen e Kurdistanir nuk është më i mundur

Pavarësisht se në mes përfundimeve se 15 tetori ishte një ‘tragjedi’ dhe akuzave të anasjellta për tradhëti po mundohen ende të mbajnë gjallë frymën se tashmë është krijuar një shtet i pavarur, kjo situatë i ka çuar kurdët e Irakut në një gjendje edhe shumë më të prapambetur se ajo e 25 shtatorit.

Për shumë mund të duket një ekzagjërim deklarimi se tashmë kurdët e Irakut janë në një pozicion shumë më të prapambetur se statusi që mbanin para 25 shtatorit; megjithatë, arsyet e ‘tragjedisë së 15 tetorit’ vërtetojnë vërtetësinë e kësaj teze.

Sepse pas ngjarjes së 15 tetorit për Kurdistanin Rajonal nuk pritet të ketë më një të ardhme për vënien në jetë të ‘skenarit pozitiv’ që do ta vinte Barzanin në pozicionin e një ‘Atakurdi’, siç shpjegohej në atrikullin ‘Dy skenate për Kurdistanin, dy të ardhme të mundshme për Barzanin’. (të publikuar më parë)

Që prej 15 tetorit tashmë flitet vetëm për mundësitë e ‘skenarit negativ’ që përfshin shkëputjen

e Sulejmanies nga Erbili dhe për mundësitë e rënies së Barzanit në pozicionin e ‘Saddamit’.

Për këtë arsye, arsyet e dështimit të hapit të njëanshëm të hedhur më 25 shtator për shpalljen e pavarësisë do të jenë ndër faktorët thelbësorë që do të formësojnë të ardhmen e Kurdistanit Rajonal.

A dështoi përvoja e 25 shtatorit për shkak të Iranit dhe Hashd Shabit?

Pavarësisht se nga ana e tij Barzani po mundohet të justifikojë ‘tragjedinë e 15 tetorit’ duke përdorur faktorët si Irani dhe Hashd Shabi për të impersionuar sado të mundet palën ndërkombëtare me në krye SHBA-në, kjo propagandë që e vlerëson vërtetë nivelin e zgjuarsisë së ndërkombëtarëve mund të funksionojë vetëm për atë pjesë të kurdëve qëu pëlqen aq shumë të luajnë rolin e viktimës.

Duke qënë se çdokush që ka ndonjë nivel zgjuarsie mesatar mund ta kuptojë se vetëm duke bërë disa pyetje shumë të thjeshta arrin në përfundimin se arsyet thelbësore të dështimit të këtij hapi nuk vijnë nga faktorët e jashtëm, por nga mungesa e horizontit dhe popullizmit të liderëve.

Vetëm pas 25 tetorit u shfaqën Irani dhe Hashd Shabi? Mos e kishin mbështetur vallë ata shpalljen e pavarësisë së Kurdistanit para 25 tetorit? Cili ishte ndryshimi i papritur në qëndrimin e Iranit dhe Hashd Shabit që Erbili nuk mundi ta parashikonte makthin e ëndrrës së Kurdistanit që nuk mund të parashikohej para 25 tetorit?

Nëse do të flasim për një surprizë ajo ka qënëTurqia e cila pothuajse nuk i dha asnjë reagim Barzanit gjatë javësh së referandumit madje e inkurajoi për datën e 25 shtatorit; por më pas duke parë qëAmerika e braktisi i doli kundër.

Barzani është pikërisht njeriu që duhet të kishte nxjerr mësim nga fakti sesi nëpërmjet ambasadorit amerikan të kohës në Bagdat, April Glaspie fillimisht e futën Saddamin në kurth duke e nxitur që të luftonte kundër Kuvajtit për të copëtuar më pas në shumë pjesë Irakun.

Kur në gusht të vitit 2014, ISIS përparonte drejt Erbilit ndërkohë që ende nuk kishin një ndërhyrje të SHBA-së dhe të Koalicionit të Ndërkombëtarëve, nga Karargah-ı Hamzai Urumijes bëhej transport i amrëve në Kurdistanin rajonal, Barzani e dinte shumë mirë se ishte Irani ai që po e pengonte ISIS-in.

Irani nuk ishte kundër Kurdistanit Rajonal, ai ishte kundër shpërbërjes së Irakut dhe këtë gjë e

ka shprehur haptazi që në fillimet e tij se ka qënë i vetëdijshëm edhe Barzani.

Ka qënë vetëBarzani që në konferencën për shtyp të organiuar pas një takimi në 26 gusht të vitit 2016 me Ministrin e Jashtëm të kohës së Iranit, Muhammed Xhevad Zarif i cili pati vizituar Erbilin është shprehur kështu: “Ne kemi kërkuar armë nga të gjithë miqtë tanë. Të parët që i janë përgjigjur me mbështetje ushtarake kërkesës sonë ka qënë Republika Islamike e Iranit. Na ka dhënë armë dhe kemi pasur bashkëpunim ushtarak. Në këtë mënyrë na ka vërtetur edhe njëherë tjetër se pa na vendosur asnjë kusht dhe pa pasur asnjë pritshmëri më të vogël na ofroi ndihmën e tij. Këtë të mirë të tyre nuk do ta harrojmë asnjëherë.[1]” Ndërkohë që Zarifi përsëri pati theksuar rëndësinë e unitetit dhe unifikimit të territorit të Irakut.

Rëndësia që Zafiri i dha unitetit të territorit irakien ishte një mesazh i drejtpërdrejtë që iu dha Barzanit i cili duke e përdorur në favor të tyre sulmin e ISIS-it dërgoi forcat peshmerge (forca kurde) në zonat e diskutueshme me justifikimin se ishte duke zbatuar dispozitën 140 të kushtetutës, pra ky nuk ishte në mesazh që duhej mësuar pas 25 shtatorit të vitit 2017.

Barzani nga ana e tij po përpiqet t’i dërgojë një mesazh shteteve të rajonit, të këtilla si Turqia dhe Arabia Saudite duke fajësuar Iranin dhe Hashid Shabin në lidhje me ‘tragjedinë e 15 tetorit’ duke tërhequr kështu edhe vëmendjen e Amerikës dhe përplasjeve ndërsektare.

Megjithatë, këto elementë tregojnë se nuk kanë qënë faktorët e jashtëm ato që kanë sjellë këtë dështim, përkundrazi burimi i këtij dështimi kanë qënë liderët opurtunistë, të njëanshëm, horizonti i ngushtë i tyre si dhe popullizmi.

Arsyet që çuan drejt tragjedisë së 15 tetorit

1- Përsa i përket çështjes së ndarjes janë paraqitur vetëm të vërteta të njëanshme; as nuk është ndërmarrë hapi për të hyrë në bisedime me Bagdatit. Qëllimi ka qënë që të përdorej mundësia ndërkohë që qeveria qëndrore e Iranit ishte e shpërqëndruar duke luftuar ISIS-in.

2- Barzani nuk ka nxituar për të ndihmuar në përfundimin e luftë; Ai mendoi se duke qënë se Iraku ishte i zënë me ISIS-in nuk do të mund të merrej me Kurdistanin[3]

3- Barzani, i cili ligjërisht nuk mund të zgjidhet në postin e tij për të tretën herë e nxorri nga funksioni parlamentin dhe qeverinë e Kurdistanit dhe morri i vetëm vendimin për referandum i vetëm duke tentuar që me shpalljen e pavarësisë së Kurdistanit nën udhëheqjen e tij ai do të merrte titullin e presidentit të përhershëm .

4- Vendimi i 25 shtatorit ishte një vendim i gabuar i marrë në bazë të paaftësisë momentale të Bagdatit dhe nga parashikimi se do të kishin mbështetje te jashtme dhe për këtë arsye oferta për ‘paqe të ndershme’ e Bagdatit u refuzua nga Erbili. Ndërkohë që, sipas deklaratës sëPavel Talabani, nëse Barzani do të kishte pranuar ofertën e Bagdatit të “Njësisë Ushtarake K1” mund të ishte parandaluar “Drama e rënies së Kerkukut”.[4]

Ndërkohë që sipas informacioneve që ka dhënë gazetari kurd, Rebvar Kerim, i cili ka një marrëdhënie organike me KDP-në e Barzanit, Barzani i kishte t gjitha shpresat tek Amerika dhe se kishte bërëplan edhe për konflikt dhe për derdhje gjaku.

Gjatë një interviste që ka bërë me gazetaren Xhejda Karan për Sputnik, Rebëar Kerim është shprehur kështu

“Nëse do të na duhet të flasim hapur, në të vërtetë Barzani dëshironte që pas referandumit të kiste konflikt në zonat e diskutueshme. Ekzistonte vërtetë një plan i këtillë. Donte që të kishte konflikt dhe të ndërhynte SHBA-ja dhe shoqëria ndërkobëtare… Irani dhe KYB e kapën këtë herë vërtetë Barzanin në pikat e tij më të dobta. I dorëzuan Kerkukun dhe zonat e tjera pa pasur kunflikt. Duke qënë se nuk pati konflikt nuk mund të ndërhynte as OKB-ja dhe a SHBA-ja. Pra ky plan i Barzanit nuk funksionoi.”[5]

Risku i shpërbërjes së Kurdistanit Rajonal

Barzani i cili pavarësinë e Kurdistanit dhe procesin që do ta çonte atë drejt presidencës së përhershme i kishte varur në mundësinë e nxitjes së konfliktit dhe ndërhyrjes së Amerikës e ka akuzuar KYB-në për tradhëti duke qënë se u dorëzua pa derdhun shumë gjak. Për këtë arsye, nuk pret asnjë shpjegim nga peshmerget e lidhura me KP-në të cilat u tërhoqën pa hyrë fare në konflikt.

Pozicionimi i përkundërt i Kosret Resul Ali dhe Talabani në lidhje me 15 tetorin ka shkaktuar një tronditje brenda KYB-së.

Gjuha e përdorur për të akuzuar për tradhëti nga Barzani KYB-në dhe hapat e njëanshëm sjellin prishje të unitetit mes Erbilit dhe Sulejmanijes vë në rrezik të ardhmen e Kurdistanit Rajonal. Një ndër zyrtarët e byrosë politike të KYB-së, Molla Bahtiyarka shprehur shqetësimin e tij duke shenjuar këto ngjarje që mund të sjellin shpërjen e KYB-së dhe Kurdistanit Rajonal.

Nga ana tjetër, partitë e tjera kundërshtare të KDP-së pretendojnë se kanë hyrë në bisedime

për një marrëveshje me qeverinë e Irakut për të krijuar njëzonë të re federale ku do të përfshihen edhe Sulejmanije, Halepçe dhe Kerkuku.

Nëse këto pretendime do të përfundojnë si të vërteta, do të thotë se në Kurdistanin Rajonal do të krijohen dy zona kundërshtare me njëra-tjetrën.

Ndërkohë që kërkonte ta bënte Kuvajtin zonën e 19 të Irakut, Saddami humbi Kurdistanin dhe hyri në histori si personi që copëtoi Irakun.

Ndërsa Barzani mund të hyjë në histori si njeriu që ndërsa tentoi të shpallte pavarësinë e Kurdistanit duke përfshirë edh zonat e diskutueshme në fakt e coptoi Kurdistanin.

Republika Mehabad e vitit 1946, pushtimi i Kuvajtit nga Saddami në vitin 1990, krijimi i zonës së ndalimit të fluturimit në Paralelin e 36 verior, Kurdistani Rajonal i vitit 2005 janë data shumë të rëdësishme në memorien historike të udhëheqësve kurdë dhe intelekutalvë kurdë.

Kjo memorie historike duhet të përfshinte indiciet sesi duhen krijuar marrëdhëniet me qeverinë qëndrore dhe faktorët e tjerë të afërt, se cilat mund të jenë kurthet që fshihen në ofertat e bëra nga fuqitë e jashtme dhe të dinin faktin se statusi më minimal legjor është gjithnjë më i qëndrueshëm dhe shumë më i rëndësishëm sesa situata të mëdha de facto.

Është e mundur që duke parë sesi dështoi aventura e Kurdistanit të pavarur të vitit 2017 që filloi më 25 shtator dhe përfundoi në 15 tetor të analizojmë sesa është marrë mësim nga përvojat historike.

[1] YDH. 26 Gushti 2014. Zarifi edhe në Erbil theksoi unifikimin dhe unitetin e Irakut http://www.ydh.com.tr/HD13164_zarif-erbilde-de-irakin-toprak-butunlugunu-vurguladi.html

[2] YDH. 27 Qershor 2014. Barzani: Kemi aplikuar dispozitën 140 të Kushtetutës http://www.ydh.com.tr/HD12953_barzani–anayasanin-140–maddesi-uygulanmis-oldu.html

[3] YDH. 21 Tetor 2017. ‘Ngjarjet në Kerkuk janë përgjegjësi të Barzanit dhe Kosret Resulit’ http://ydh.com.tr/HD15455_kerkuk-olayindan-barzani-ve-kosret-resul-sorumludur.html

[4] YDH. 21 Tetor 2017. Talabani: Ngjarjet në Kerkuk kanë ardhur si rezultat i horizontit të

ngushtë të liderëve kurdëhttp://ydh.com.tr/HD15452_talabani–kerkukte-yasananlar-kurt-liderlerin-ufuksuzlugunun-sonucu.html

[5] Ceyda Karan, Sputnik. 19 Tetor 2017. ‘Turqia që i nxiti kurdët dhe më pas nuk i mbështeti është humbësi më i madh’ https://tr.sputniknews.com/ceyda_karan_eksen/201710171030659911-rebwar-kerim-ikby-barzani-turkiye-kaybeden/

Burimi : Yakın Doğu Haber/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne