Një masakër mjedisore është denoncuar nga disa banorë që jetojnë pranë Liqenit të Farkës në Tiranë.
Për Fax News, banorët kanë shprehur shqetësimin dhe revoltën e tyre lidhur me situatën. Një nga banorët e Farkës, tha se banesa e tij ndodhet pranë rrugës së shembur. Ai tregoi se firma “Al Point” u kishte garantuar siguri gjatë kryerjes së punimeve dhe se nuk do të kishte probleme, por realiteti ka qenë ndryshe.
Gjithashtu, banori pretendon se ka lajmpëruar Policia, por këta të fundit kishin frikë prej tij dhe e kishin tmerr sapo ia u përmendje emrin.
“Pronari i Firmës është dhënri i Qefalive. E kam kontaktuar, i kam thënë po na bën dëm të madh, po na shkatërron shtëpinë se unë e shikoja si punonjës, sepse jam ndërtues vetë. Ai mori dhe shkatërroi gjithë dynjanë këtu që siç e shikoni dhe iku. Erdhi Policia, por Policia sa e dëgjonte dhëndri i Qefalive, e kishte frikë.