Dhjetë organizatorët sekretë të grushtit të shtetit Pro-Amerikan në Turqi

nga Anastasiya Kazimirko-Kirillova.

Publikohet lista e amerikanëve të përfshirë në puçin ushtarak të Turqisë.

Lista e re e personelit të sherbimit sekret amerikan që u përfshi në grushtin e shtetit në Turqi tashmë është shpallur. Sipas gazetës Aksam, këta persona arritën në Turqi midis datave 13 dhe 15 korrik, dhe drejtpërsëdrejti koordinuan veprimet e rebelëve puçistë, si dhe ndihmuan në krijimin e lajmeve për mediat vendase gyleniste dhe ato perëndimore.

Ndërkaq kjo vërteton përfshirjen e një numëri anëtarësh të CIA-s, që zyrtarisht i atribuohet stafit të përfaqësisë diplomatike amerikane.

Graham Fuller është i lidhur ngushtë me Fethullah Gylenin, “ish-punonjës i CIA-s”, që punon në Lindjen e Mesme prej 20 vitesh i cili ka dashur të përdorë ndikimin e Gylenit në Rusi. Ai ishte përgjegjës për mbështetjen e gülenisteve në ndërtimin e një “shtetit paralel” në Turqi. Me mbështetjen e drejtpërdrejtë të Fullerit, Gyleni arriti të merrte qëndrimin e përhershëm në rezidencën e tij ne Amerikë. Nga tre garanci që u dhanë nga tre anëtarët e CIA-s, një i përkiste Fullerit. Frederick Engdahl e përshkruan me detaje në librin e tij “Luftërat e Shenjta të botës perëndimore” (Holy Wars of the Western world).

Sipas tij, Graham Fuller nuk ishte oficer i zakonshëm i sherbimir sekret amerikan. Ai mori pjesë aktive në koordinimin e aktiviteteve të Muxhahidinëve dhe organizatave të tjera të Islamit politik. Ai u bë një “pionier” në përdorimin e Vëllazërisë Myslimane dhe grupeve të ngjashme islamike si një mjet i politikës së jashtme amerikane. Në vitin 1982, Graham Fuller u emërua nëpunës kombëtar i inteligjencës i ngarkuar i CIA-s për Lindjen e Mesme dhe Azinë Jugore. Ai u bë përgjegjës për Turqinë. Në vitin 1986 Fuller u bë nënkryetar i Inteligjencës Kombëtare në Bordin e CIA-s. Në vitin 1988, kur lufta e muxhahidinëve në Afganistan po përfundonte, Fuller u tërhoq zyrtarisht nga qendra analitike e inteligjencës RAND e konservatorëve të Uashingtonit , që ishte e lidhur ngushtë me Pentagonin dhe CIA-n. Ai ndihmoi në zhvillimin e një strategjie për krijimin dhe përdorimin e lëvizjes Gylen si një forcë gjeopolitike për t’u futur në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik në Azinë Qendrore.

Në qendrën RAND të shërbimit sekret, Fulleri ju kushtua studimit të fundamentalizmit islam në Turqi, Sudan, Afganistan, Pakistan dhe Algjeri. Në studiemt e tij, ai u mor me çështjet e mbijetesës së Irakut, shkroi për periudhën post-sovjetike, gjeopolitikën e re në Azinë Qendrore në të cilën Gyleni dërgoi pasuesit e tij për të ngritur shkollat dhe madresetë e tij, thotë Engdahl.

• Henri Barkey është një nga drejtuesit e departamentit turk të CIA-s, ish-anëtar i stafit të Departamenit të Planifikimit të Politikave të SHBA-së për Lindjen e Mesme. Ai ishte i famshëm për artikujt e tij kundër shtetit turk.

• Helen Laipson është ndihmëse e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, ish nënkryetare e Këshillit Kombëtar të Inteligjencës të CIA-s.

• Sylvia Tiriaki është një analiste politike, e cila vëzhgon Izraelin, Palestinën dhe Armeninë.

• Ahmed Morsy është një ekspert i “Carnegie Endowment” dhe kurator në Egjipt dhe Iran.

• Ellie Geranmayeh është një punonjëse e Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë e Këshillit Evropian, e cila vëzhgon Iranin dhe Arabinë Saudite.

• Mesud Karokhail është analist për Lindjen e Mesme, ekspert i një numri OJQ-sh ndërkombëtare.

• Marwa Daudy është Profesore e asociuar e Qendrës për Studime Arabe në Universitetin Georgetown. Autore e librit Momenti vendimtar mes Sirisë, Turqisë dhe Irakut si dhe autore e mjaft publikimeve të shumta rreth “mizorive” të regjimit sirian. Në një nga artikujt e saj ajo argumentoi se Putini përfitoi nga ngritja e Shtetit Islamik, gjë që i mundesoi ndërhyrjen ushtarake në Siri në krah të regjimit të Asadit.

• Samir Sumaidai është ish-ambasador amerikan në Irak, njëkohësisht përfaqësoi opozitën ndaj Sadam Huseinit.

• Ali Vaez është një prej menaxherëve të Qendrës Woodrow Wilson.

Sipas burimeve turke, baza kryesore e grupit ishte ishulli Büyükada afër Stambollit, nga ku u drejtuan pucistet dhe u përgatitën lajmet e rreme.

Pasi dështimi i grushtit të shtetit u bë i qartë, mediat filluan të përhapnin lajme të rreme ku thuhej se ishte vetë Erdogani ai që bëri tentativën e grushtit të shtetit me qëllim për të forcuar pozitën e tij në vend. Kjo tezë u shpërnda gjerësisht në mesin e shtypit perëndimor. Pas kësaj, këta persona u larguan nga Turqia.

Puna operacionale e shërbimeve sekrete turke identifikoi këta anëtarë të CIA-s si pjesëmarrës edhe në ngjarjet e pranverës arabe në Tunizi, Egjipt, Jemen dhe Libi./katehon/ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne