Bota

Dhjetë të vdekur nga zjarri në kryeqytetin e Arabisë Saudite

Të paktën 10 persona kanë mbetur të vdekur dhe tre të tjerë kanë marrë plagë nga një zjarr vdekjeprurës i cili të dielën shpërtheu në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç njofton agjencia e Mbrojtjes Civile në Riad, zjarri ka kapluar një punëtori zdrukthëtarie në kryeqytet.

Shkaku i zjarrit mbetet i paqartë.

OPINIONE