Shqiperia

Dhuna ndaj Xhisielës, Luan Rama: Turp! Pse s’u mblodhën gratë deputete

Zv/kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, e ka quajtur një turp faktin që Aleanca e Grave Deputete heshti para dhunës ndaj Xhisiela Malokut, pas të cilës akuzohet djali i deputetit socialit Rrahman Rraja.

“Do të duhej të ishte mbledhur menjëherë sapo u mësua se Xhisiela Maloku është dhunuar, por nuk është mbledhur,” shkruan Rama në një status në Facebook.

Po ashtu ai shkruan se duhej  një aksion qytetar në të gjithë vendin kundër dhunës e barbarisë ndaj grave

Statusi i plotë

Një vajzë e dhunuar dhe Aleanca e Grave Deputete, si shëmti e Kuvendit ku edhe unë jam deputet!

Në Kuvendin e Shqipërisë ekziston edhe një forum; Aleanca e Grave Deputete.
Do të duhej të ishte mbledhur menjëherë sapo u mësua se Xhisiela Maloku është dhunuar, por nuk është mbledhur!
Do të duhej që të mblidhej e të tundte Kuvendin e Qeverinë, gjykatat e prokurorinë, po nuk e ka bërë!
Do të duhej t’i gjendej në krah e ta merrte në mbrojtje Xhisielën e dhunuar, por e ka lënë atë të braktisur e të vetme përballë opinionit e pushtetit!
Do të duhej të iniconte një aksion qytetar në të gjithë vendin kundër dhunës e barbarisë ndaj grave, por Aleanca e Grave Deputete hesht si shëmtia e Kuvendit ku edhe unë jam deputet!
Sa turp!

Burimi: BalkanWeb

OPINIONE

INTERVISTA