Shqiperia

Dhunë në familje dhe mashtrim, arrestohen pesë persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar këtë të premte pesë persona mes të cilëve dy të shpallur në kërkim.

Në kuadër të këtij aksioni janë vënë në pranga dy persona të shpallur në kërkim një për dh ūë në familje dhe një tjetër për mashtrim.

Njoftim i plotë:

Kapen dhe ndalohen 2 persona të shpallur në kërkim kombëtar.

Gjithashtu arrestohen në flagrancë 3 shtetas, 1 për vjedhje dhe 2 për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Vjedhja”, i shtetasit A. K., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi, në rrugën “Todi Shkurti”, ka tentuar t’i vjedhë nga qafa varësen e floririt një shtetaseje.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë janë kapur dhe ndaluar shtetasit:

-P. G., 57 vjeç, pasi Gjykata e Fierit i ka caktuar dënimin me 6 muaj burg, për veprën penale ”Mashtrimi”;

-R. H., 53 vjeç, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Dh ūna në familje”;
Ndërkohë, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :
-B. Rr., 53 vjeç, pasi në Bulevardin Blu, Kamzë, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l;

-J. L., 25 vjeç, pasi në Kamzë u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. /Tpz

OPINIONE

INTERVISTA