Transporti publik nuk do të rifillojë në datën 15 qershor: Qeveria të plotësojë kushtet

Unioni i Shoqatave të Transportit Publik nuk do të rifillojë punën të hënën.

Pas protestave të ditëve të fundit, sot përmes një deklarate për mediat, Unioni deklaroi se nuk do të rifillojnë punën ditën e hënë në datë 15, sikur vendosi qeveria, pa u plotësuar kushtet e tyre.

‘Është e pamundur të respektohet protokolli’ tha shoqata, ndërsa listoi edhe kushtet.

Shoqata si pikë të parë kërkon që transporti të jetë falas për udhëtarët gjatë pandemisë, por të subvencionohen nga shteti.

Gjithashtu ata kërkojnë që subvencionim nga shteti për vendet bosh në mjete për shkak të pandemisë. Nëse kjo pikë nuk plotësohet, atëherë ata kërkojnë që 30% e kapacitetit që mbetet bosh të subvencionohet nga shteti. Por prapë sipas tyre është e pamundur që të ketë distancim fizik edhe në 70% të kapacitetit.

Me planin e qeverisë për rifillimin e punës me 70% të kapacitetit ata kërkojnë heqjen e akcizës dhe taksave për karburantin, heqjen e TVSH-së së transportit gjatë vitit 2020 dhe në vitin 2021 TVSH-ja për transportin të shkojë 6%.

‘Kemi pasur takime dhe premtime dhe nuk besojmë se për dy ditë do të ketë ndryshim shumë të madh’ tha përfaqësuesit e shoqatave./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne