Dhunimi barbar i të miturës në Tiranë, reagon MASH: Kopshti privat pa licencë, kërkojmë zbardhjen e ngjarjes

Ministria e Arsimit ka reaguar lidhur me një ngjarje të ëndë ndodhur në Tiranë, ku një vajzë e vogël është dhunuar barbarisht nga një prej edukatoreve të kopshtit privat që qëndronte.

Si pasojë e dhunës, familjarët pretendojnë se të miturës i janë shkaktuar fraktura në këmbë.

Në reagimin e saj ministria bën me dije se ky kopsht privat ishte pa licencë. Sakaq është kërkuar zbardhja e plotë e ngjarjes, si dhe është ngritur një Task-Forcën për kontrollin në kopshtet e tjera.

Bëhet me dije që është shoqëruar në Komisariat edukatorja Majlinda Dehima, e cila dhunoi barbarisht 3-vjeçaren në kopshtin privat në Tiranë.

Kujtojmë se rasti është denoncuar në emisionin “Stop” nga prind i vogëlushës, që sipas tij, nga dhuna i janë shkaktuar fraktura në këmbë.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë brenda kopshtit për të përcaktuar mënyrën se si vajzës i është thyer këmba brenda kopshtit. Ngjarja ka ndodhur në datën 1 nëntor në kopshtin privat “Stinët” në rrugën “Kushtrimi i lirisë”./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne