DHUNOHEN TURISTET IZRAELITE NË BUDVA, NJËRI PËRFUNDON ME NOFULL TE THYER

Sulmohen brutalisht turistët izraelitë në Mal të Zi

Një grup turistësh izraelitë janë sulmuar brutalisht nga më shumë se 10 të rinj në qytetin bregdetar të Budvës, në Mal të Zi.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën, dhe një nga viktimat ka treguar për televizionin publik izraelit KAN News momentet e dhunës, duke e përshkruar sulmin si të befasishëm dhe pa asnjë shkak të dukshëm.

Sipas dëshmisë së tij, grupi i të rinjve i ka ofenduar, i ka goditur me shkelma dhe ka hedhur karrige drejt tyre. “Më shumë se 10 të rinj na sharë, na goditën dhe na sulmuan me sende,” deklaroi një nga turistët.

Nga sulmi, një anëtar i grupit pësoi një frakturë në nofull, ndërsa një tjetër humbi ndjenjat si pasojë e dhunës së shfrenuar. Viktimat kanë pretenduar se nuk kishin pasur asnjë konflikt më parë dhe se sulmi ishte i paprovokuar.

Budva, një nga zonat turistike më të vizituara të Malit të Zi, është e njohur për plazhet, jetën e natës dhe qytetin e vjetër historik. Ky destinacion tërheq çdo vit mijëra vizitorë nga vende të ndryshme, duke përfshirë shumë turistë izraelitë gjatë sezonit të verës.

Vitet e fundit, interesi i investitorëve izraelitë në sektorin e pasurive të paluajtshme në këtë zonë ka pësuar një rritje të ndjeshme.

Ky është incidenti i dytë i raportuar së fundmi kundër turistëve izraelitë në Mal të Zi. Një rast tjetër u raportua në qytetin e Plavës, ku disa turistë u përballën me ngacmime dhe deklarata ofenduese nga një person që i akuzonte ata për “vrasjen e fëmijëve” dhe gjenocid./JOQ

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne