Dhunoi fizikisht bashkëshorten, arrestohet 60-vjeçari në Dibër

Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mat arrestuan në flagrancë shtetasin P. R., 60 vjeç, banues në Ulëz, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne