Dhunoi infermierin, prangoset 33 vjeçari/ EMRI

Policia ka arrestuar 33 vjeçarin Besnik Dashhana pasi ka goditur për motive të dobëta infermierin e spitalit të Elbasanit, 33 vjeçarin me iniciale A.,N, banues në Elbasan.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë arrestimin në flagrancë të autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne