Diabeti në të vërtetë është 5 lloje jo 2 siç e kemi ditur

Kërkuesit në Finlandë dhe në Suedi rekomandojnë një riklasifikim të sëmundjes së Diabetit, prej nga ku mund të kalohet në një trajtim më të mirë mjekësor. Sipas tyre, panorama e diabetit është shumë më e komplikuar sesa ajo që na ofrohet nga ndarja Tipi 1 dhe Tipi 2 dhe kuptimi i këtij fakti është një hap i madh në trajtimin e sëmundjes, ndonëse pranohet se kurat nuk do të ndryshojnë shumë shpejt.

Studimi i kryer nga universiteti Lund në Suedi dhe Instituti për Mjekësinë Molekulare në Finlandë u krye përmes testeve mbi 14 755 pacientë ku përfshiheshin analiza të hollësishme gjaku.

Rezultatet e publikuara në “The Lancet Diabetes and Endocrinology” çojnë në nevojën e ndarjes në pesë grupesh të ndara:

  1. Diabeti I rënduar autoimun që është i njëjti me Tipin 1
  2. Pacientë me defiçit insuline që fillimisht ngjajnë me grupin 1.
  3. Pacientë me rezistencë të fortë ndaj insulinës. Karakterisitikë është mbipesha, prodhimi I insulinës, por trupi nuk përgjigjet.
  4. Diabeti te personat me obezitet të lehtë
  5. Diabeti që shfaq simptoma në moshë të vonë

Ky kategorizim sipas kërkuesve në fjalë është shumë i rëndësishëm, pasi ofron një trajtim më të saktë. Kështu tre format agresive të diabetit mund të trajtohen ndryshe nga format më të lehta. Një ndryshim jo I vogël mund të kuptohet te fakti se p.sh Grupi 2, përbëhet nga pacientë që aktualisht klasifikohen se kanë diabet të Tipit 2 pasi kanë një sëmundje autoimmune. Studimi sugjeron se sëmundja e tyre ndoshta shkaktohet nga defekt në qelizat e tyre beta më shumë sesa ngaqë janë shumë të shëndoshë.

Po kështu Grupi 2 ka më shumë rrezik verbimi, ndërkohë që Grupimi 3 ekspozohet më shumë ndaj sëmundjeve të veshkave.

Mangësia e studimit është se ai merr në konsideratë diabetikët e Skandinavisë, ndërkohë që rreziku nga diabeti ndryshon në vende të ndryshme. Sëmundja në fjalë prek 11% të popullatës së rritur në botë dhe përbën rrezik dhe premisë për sëmundje zemre, goditje cerebrale, verbim, sëmundje veshkash dhe amputim.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne