Dialogu Shqipëri Greqi, Meta: Bashkëpunim që të ecim në frymën kushtetuese

Presidenti Ilir Meta në përgjigje të pyetjeve lidhur me dialogun me Greqinë në një televizion privat kërkoi nga institucionet më shumë bashkëpunim për të ecur në frymë kushtetuese.

“Presidenti do të përmbushë të gjitha detyrimet kushtetuese. Presidenti është duke vlerësuar kërkesat dhe duke kërkuar informacione të detajuara për procesin, pasi vendimi i Gjykatës Kushtetuese në vitin 2010 është linjë e kuqe për çdo institucion në vend”, tha Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta gjatë një interviste në një televizion privat.

“Për të qenë më transparent, për arsye dhe që u bënë publike, kemi kërkuar më shumë informacion, pati një reflektim nga Ministria për Evropën dhe Punëve të Jashtme, informacioni që ka ardhur është jo i plotë dhe ne kërkojmë ende më shumë informacione. Kjo është detyra ime, vlerësimi dhe analiza e qartë e traktateve shtetërore, duke u nisur nga fryma e kushtetutës dhe duhet vlerësuar dhe çdo vendim i Gjykatës Kushtetuese dhe për këtë çështje ne kemi një vendim, dhe do mjaftonte që në marrëveshjen të bëhet, qoftë dhe një shkelje e thjesht formale dhe i gjithë procesi bie poshtë. Presidenti po kërkon bashkëpunim që ky proces të eci me frymën kushtetuese”, tha Meta.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne