Dialogu/ Thaçi: Serbia s’ka pretekst për vonesa, bisedimet mund të fillojnë së shpejti

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar së fundi se pas heqjes së taksës dhe masës së reciprocitetit nga Kosova, shteti i Serbisë nuk ka më ndonjë pretekst për të vonuar rifillimin e dialogut.

Ai theksoi më tej se nuk mund të flasë për një periudhë të caktuar kohore sa i përket mundësisë së rifillimit të dialogut Kosovë-Serbi, por tha se kjo do të ndodhë shumë afër.

“Besoj në zotimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që do të ndërmarrin hapat e duhur në veçanti pas heqjes së të gjitha barrierave që e pengonin fillimin e dialogut Kosovë-Serbi nga ana e qeverisë së Kosovës, tash Serbia nuk e ka asnjë pretekst, përkundrazi çdo vonesë i atribuohet asaj.

Roli i presidentit të vendit është ai që ka qenë gjithmonë, presidenti i vendit përfaqëson vendin brenda dhe jashtë, dhe ai që e lexon Kushtetutën dhe e di këtë rol shumë qartë, përgjegjësia dhe hierarkia institucionale e Kosovës është e qartë mbi çdo aspiratë, ego apo injorancë”, tha Thaçi./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne