Diaspora: Pse jemi të paligjshëm për postin e Presidentit?!

Organizata e Gruas Shqiptare-Amerikane në SHBA përmes një deklarate për media kërkon që të shfuqizohet ligji për zgjedhjen e presidentit, që nuk u jep mundësinë edhe emigrantëve të kandidojnë për këtë post.

Kjo organizatë e sheh ligjin si shkelje e të drejtave të njeriut, dhe mendojnë se  lëvizja e lirë e njerëzve për politikën shqiptare qenka thjesht një flluskë sapuni, jo një vyrtut i vlerave pozitive të njeriut.

Më tej në deklaratën e tyre ata deklarojnë se diaspora shqiptare po keqpërdoret për konferenca, protesta, dhe vlera monetare por u mohojnë postin e presidentit.

Më poshtë deklarata e plotë e Organizatës së Gruas Shqiptare-Amerikane në SHBA:

Deklaratë për shtyp e Organizatës së Gruas Shqiptare – Amerikane në SHBA

The Ëomen’s Organization “Hope & Peace”.

20 Prill, 2017

Neë York

SHBA

Sot më 20 Prill 2017, pritet të mbahet raundi i dytë i përzgjedhjes së Presidentit të Republikës së Shqipërisë, pasi raundi i parë u përmbys duke mos sjellë asgjë të re. Duke u njohur me ligjet e shtetit të qeverisë shqiptare, të tërheq vemendjen dhe të shqetëson fakti se emigrantëve, diasporës i është hequr me ligj e drejta për të kandiduar në postin e Presidentit të Republikës.

Mendojmë se ky ligj është një veprim sa i gabuar aq edhe intrigues që tregon qartë shkeljen e të drejtave të njeriut.

Të mirat ja duan diasporës, pjesëmarrjen nëpër konferenca, protesta ja kërkojnë, vlera monetare në para i pëlqen kur i sjell diaspora, emigranti, por për ti dhënë të drejtën të kandidojë në postin e presidentit ja refuzon!

Si e justifikojnë ligjëvënësit të drejtën e këtij ligji absurd?

Pse ndodh ky diskriminim i pajustifikueshëm, ndërkohë që emigracioni për çdo person mund të ketë qenë i detyruar, i stimuluar, por edhe i përkohshëm. Papunësia, kushtet e rënda sociale dhe ekonomike të vendit e kanë detyruar individin të marrë rrugën e kurbetit. Shkaqet janë aty brenda, e përderisa janë këta faktorë, pse duhet ti hiqet e drejta kandidimit për postin e presidentit emigrantit?

Lëvizja e lirë e njerëzve për politikën shqiptare qenka thjesht një flluskë sapuni, jo një vyrtut i vlerave pozitive të njeriut.

The Women’s Organization “Hope & Peace” në SHBA, i bën thirrje Qeverisë, Kuvendit, të gjitha Institucioneve qeveritare dhe OJQ-ve që të ngritur zërin ndaj kësaj padrejtësie e bllokade që i është kushtëzuar diasporës.

Shpresojmë ky ligj të dalë sa më shpejt jashtë çdo funksioni.

Kryesia

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne