Nusja 24-vjeçare dhunon vjehrrën e saj dhe më pas arratiset nga banesa për t’i shpëtuar kapjes nga Policia
Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Mat, ndërsa e dëmtuara mësohet se ka depozituar edhe denoncimin në Komisariat, i cili sot (27 maj), e konfirmoi.
Shërbimet e policisë vendore bënë me dije se:
Mbeten të paqarta motivet dhe rrethanat e ngjarjes, por mësohet se mes tyre ka pasur konflikte të vazhdueshme familjare, teksa hetimet për veprën penale “dhunë në familje” janë ende aktive.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme./shqiptarja