Dijetari palestinez Sherid Shevli: Sauditët po mbështesin sionistët

Anëtari i Asamblesë së Dijetarëve Palestinez, Sherid al Shevli u shpreh se sauditët ofrojnë çdo lloj mbështetje  për bandat terroriste pushtuese, në mënyrë që ata të arrijnë qëllimet e tyre në rajon.

Anëtari i Asamblesë së Dijetarëve Palestinez, Sherid al Shevli u shpreh se sauditët ofrojnë çdo lloj mbështetje  për bandat terroriste pushtuese, në mënyrë që ata të arrijnë qëllimet e tyre në rajon dhe se disa vende arabe që dëshironin të publikonin marrëdhëniet e tyre me pushtuesit, kanë pasur marrëdhënie të ngushta me Tel Avivin për vite me rradhë.

Al Shevli u shpreh se çështja palestineze është çështja më e rëndësishme e botës islamike dhe se ka bashkuar ummetin islam, shtoi se: “Umeti islamik ka një armik; dhe ai është regjimi pushtues. Shfrytëzuesit francezë dhe britanikë e formuan këtë regjim për të përçarë rajonin.”

Sipas raportit të Ilkha, Shevli u shpreh se: “Shteti saudit është sistem diktator i paprecedent në histori. Ky shtet ka ndihmuar Izraelin që të arrijë qëllimet e tij në rajon me objektet dhe udhëzimet e tij nga SHBA. Qëllimi i shtetit amerikan është të shfrytëzojë vetëm pasuritë e rajonit.”

Al Shevli vuri në dukje se disa vende arabe duan të normalizojnë marrëdhëniet e tyre me sionistët, duke shtuar se: “Ata më parë kanë pasur marrëdhënie të fshehta me këtë regjim.”

Burimi : İslami Analiz/ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne