Në Serbi e pranojnë: Trump flet për Delimitim, jo ndarje apo shkëmbim territori

Mediat serbe kanë raportuar këto dy ditë për letrën e presidentit amerikan Donald Trump për Hashim Thaçin. Në interpretimin e tyre dhe në referencë të burimeve diplomatike, mediat serbe flasin për delimitim kufijsh, në vend të ndarjes së Kosovës apo shkëmbimit të territorit. Sipas gazetës “Blic” që referon burime diplomatike, letra e Trump është një përpjekje për të rifituar ndikimin në Ballka në dritën e dështimit të BE-së dhe të ofertave konkrete.

Në administratën Trump ka dy zyrtarë të angazhuar për këtë çështje: sekretari i Shtetit, Mike Pompeo dhe Këshilltari për Sigurinë, John Bolton.

Çfarë ka rëndësi megjithatë është se pala serbe po pranon ta shtrojë diskutimin për delimitim kufijsh, që është një njohje e sovranitetit me stë dyja vendeve dhe të heqë dorë nga plane më të gjera që do të ishin aventurë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne