Dikur donte ta shkarkonte nga kreu i SHISH, sot Visho Ajazi Lika e pret në NATO

Kryeministri Edi Rama, ministrja e Mbrojtjes,Olta Xhaçka dhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati kanë shkuar në Bruksel për të marrë pjesë në samitin e NATO-s.

Ky samit pritet të jetë i rëndësishëm pasi pritet ti bëhet ftesa zyrtare Maqedonisë për t’u bërë pjesë e Aleancës, si shteti i 30-të.
Ndërkohë ajo që mund të cilësohet si ironi e fatit, është kryeministrin Edi Rama e ka pritur një ambasador tejet i veçantë, ish-kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika.

Dikur ai drejtonte fijet e shërbimit sekret shqiptar, i emëruar nga qeveria Berisha, raporton gjurma.al. Por me ardhjen e PS-së në pushtet, kryeministri Edi Rama nuk e donte Visho Ajaz Likën si kryeagjent, por nuk kishte se çfarë të bënte, pasi presidenti i asaj kohe Bujar Nishani nuk ia pranonte largimin.

Me caktimin e Metës si president, u gjet edhe zgjidhja e largimit të njeriut të emëruar nga Berisha në këtë detyrë, duke e emëruar si ambasador i Shqipërisë në selinë e NATO-s.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne