Dikur kundër Veliajt, sot lali i ka besuar Taninit zbukurimin e fasadave, madje e falenderon…

Erion Veliaj ka falenderuar Eljan Taninin për zbukurimin e fasadës së një pallati në Tiranë. Tanini ka qenë një ndër aktivistët që i ka dalë kundër Veliajt për ndërtimin e Parkut te Liqeni, madje edhe u arrestuar nga policia. Por pas gjithë kësaj Veliaj i ka besuar Taninit zbukurimin e fasave dhe shprehet se ai i bën ato me dashuri të madhe.
Featured image of article: Nga arrestimi për ‘Parkun e Liqenit’ te zbukurimet e fasadave, Veliaj falenderon Eljan TanininAktivisti Eljan Tanini dhe kreu i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj

Tiranë-Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj nuk i ka të pakta fotot dhe videot që ai shpërndan në rrjetet sociale.

Së fundmi ka qenë fotoja e një pallati, fasada e të cilit sipas Veliajt është zbukuar me dashuri të madhe nga Eljan Tanini.  “Ishte/është! Gjëra të vogla, me dashuri të madhe, sipas mundësisë së secilit për Tiranën! Shumë faleminderit Eljan Tanini.”, shprehet Veliaj teksa poston edhe dy fotot.

Kush është Eljan Tanini? 

Ai themelues i organizatës “Mbill Pemën Tënde” dhe veprimtar i “Lëvizjes pro Parkut”. Eljan Tanini u bë i njohur nga publiku pasi protestoi kundër asaj që ai e quante betonizimi i Parkut të Liqenit dhe doli kundër kreut të Bashkisë Erion Veliajt për këtë projekt. Madje Tanini u arrestua edhe nga policia pasi nuk lejonte që të betonizohej Parku i Liqenit.

Ajo që i ‘çuditi’ të gjithë më pas, ishte se  Tanini fitoi një konkurs të Bashkisë për krijimin e disa skulpturave dekorative për parqet e ambientet publike të qytetit të Tiranës. Ai u bë fitues me veprën “Raketa” . Pas kësaj Tanini u shpreh se do të vazhdonte të protestonte për parkun.

Por Veliaj së fundmi i ka besuar edhe zbukurimet e fasadave të qytetit Taninit dhe e ka falenderuar atë. Madje sipas tij,  Tanini i ka zbukuruar fasadat me dashuri të madhe.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne