Jetimët me nënën e verbër që jetonin në kabinë, bëhen me shtëpi të re: Faleminderit shqiptarëve, Zoti ju bekoftë!

Ata jetonin në një kabinë ku nuk mundeshin të vazhdonin më, ata të dorëzuar vazhdonin me sa kishin fuqi për të ngrënë e për të mbijetuar duke sfiduar të ftohtin e dimrit.

Por ishte Elvis Naci ai i cili i ka dhënë lajmin e mirë duke i siguruar një shtëpi të re edhe kjo për ti thënë një herë e përgjithmonë jo vuajtve dhe torturave.
Ja çfarë ka ndodhur ku Elvisi dha lajmin e mirë?

“Këta fëmijë nuk kanë parë një ditë të bardhë. Më të vegjëlit u argëtuan në park. “Ishte realizimi i një ëndrre, ishte bota që u përket fëmijëve, fëmijët ishin gjatë gjithë kohës shumë të lumtur. Ishte hera e parë që vizitonin Tiranën, dëshironin të shikonin qendrën e kryeqytetit” tha Fatma. Fëmijët nuk kishin ardhur ndonjëherë në Tiranë, përveç vajzës së madhe.

Një ditë ndryshe dhe pak gëzim në jetët e vajzave dhe djalit të vogël. Vizituan qendren, lodrat atje, Kalanë e Tiranës.

Elvisi: Ishte shumë e rëndë të ktheheshin në banesën e tyre. Ne mblodhëm të gjitha energjitë. Nuk mund ti lejojmë të kthehen më në atë banesë, atje ata rrezikojnë.

Ilir Hoxholli: Shkuam në Pogradec pame rreth 8 shtëpi. Disa shtëpi kishin kosto të lartë. Ideja është që të gjenim një banesë të mirë dhe komode.

Elvisi: Banesa është mbi 30 milionë. Unë do të flas më miq. Do të shikojmë për ta përmbushur këtë shumë. Me miqtë do arrijmë që ne ta realizojmë. Kemi vetëm një javë kohë për ta realizuar.

Ilir Hoxholli: Kjo është pak çmenduri që ta realizojmë që për 2 ose 3 ditë të blejmë një shtëpi. Duket sfidë e madhe për ta realizuar. E kuptoj dëshirën tuaj. Ju tashmë duhet të luteni që ne ta bëjmë realitet këtë. Mbetet e vështirë për ta realizuar.

Fatma: Fëmijët nuk e dinin që ne do i kthenim në Pogradec, por tashmë në shtëpinë e tyre të re. U thamë se banesa ishte e disa miqve.

Në banesën e re në qytetin e Pogradecit, Fatma së bashku me Ola Brukon u përcolli fëmijëve lajmin e mirë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne