Shqiperia

Disa raste me koronavirus, mbyllet Gjykata e Apelit në Vlorë

Pas rasteve me Covid-19, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka mbyllur Gjykatën e Apelit në Vlorë.

Ky vendim i ISHSH ka ardhur pas rasteve të shtuara me koronavirus në këtë institucion.

Mësohet se Gjykata do të qëndrojë e mbyllur për një periudhë 14 ditore.

Vlora deri tani raporton 974 raste me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë, ndërsa një ditë më parë ndërroi jetë edhe një pacient nga ky qytet./tpz

Etiketa

OPINIONE