Dita e edukimit financiar në Maqedoni

Në organizim të Trupit koordinues të institucioneve rregullatore për edukim financiar në Maqedoni sot në Parkun e Qytetit në Shkup do të shënohet “Dita e edukimit financiar”.
Qëllimi i ngjarjes është që të kontribuojë drejt përforcimit të ndërgjegjes së përgjithshme për atë se sa është nevoja e edukimit financiar dhe cilat janë përfitimet nga njohuria e këtillë.

Në ngjarje janë të ftuar përfaqësues nga institucione relevante të vend, pjesëmarrës nga shkollat fillore dhe të mesme, studentë nga Fakulteti i Ekonomisë në Shkup dhe Qendra për mësim sipërmarrës.

Trupi koordinues i institucioneve rregullatore për edukim financiar është i përbërë nga Banka popullore e Republikës së Maqedonisë, Ministria e Financave, Agjencia për supervizion të sigurimit, Komisioni për letra me vlerë dhe Agjencia për supervizion të sigurimit kapital të financuar pensional.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne