Ditën e Çlirimit e kujton edhe trupa diplomatike në Shqipëri, vendosin kurora me lule në “Varrezat e Dëshmorëve”

Ditën e Çlirimit të Shqipërisë nuk e ka kujtuar vetëm politika, por edhe trupa diplomatike e akredituar në vendin tonë. Në fotot, ata shihen duke vendosur kurora me lule në “Varrezat e Dëshmorëve”, për të nderuar të rënët në luftë.

Më herët kurora me lule vendosën krerët e lartë të shtetit, Presidenti Begaj, kryeparlamentarja Nikolla dhe kryeministri Rama. Kujtojmë se sot festohet 79-vjetori i Çlirimit të vendit nga forcat gjermane.

Këtë ditë politika e feston të ndarë, pasi debati mbi largimin e ‘Gjermanit të fundit’ nga Shqipëria e vitit 1994, është ende i hapur, duke ndarë të dyja palët në festimin e Ditës së Çlirimit të vendit.

E djathta feston 28 nëntorin si ditën e Pavarësisë dhe të Çlirimit, ndërsa 29 nëntori është festë vetëm për të majtën./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne