“Ditët e Turqisë” në Tiranë

Në Tiranë instituti turk “Yunus Emre” po organizon veprimtarinë “Ditët e Turqisë“, në datat 4-6 tetor me qëllim promovimin dhe prezantimin e kulturës, historisë, natyrës dhe artit turk.

Në hapje të tij organizuar në në rrugën pedonale “Murat Toptani” ishin të pranishëm ambasadori i Turqisë në Shqipëri Hidayet Bayraktar, drejtori i Institutit “Yunus Emre” Ömer Osman Demirbaş, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Abaz Hado, studentë dhe qytetarë të shumtë të Tiranës.

Hado në fjalën e tij gjatë prezantimit të aktivitetit theksoi se Shqipëria tek Turqia ka parë gjithmonë një mbështetje strategjike, e cila është vazhdimisht në rritje.

Investimet që bëhen nga Turqia janë gjithmonë në dobi të vendit tonë, në dobi të Tiranës. Tirana është një vend jo vetëm dinamik që lulëzon çdo ditë e më shumë, por ka edhe aktivitete që vende të ndryshme ditët e tyre të trashëgimisë kulturore i organizojnë në Tiranë. Ne si Bashki e Tiranës e mbështesim fuqishëm këtë nismë, dhe çdo nismë që ka ndërmarrë Instituti “Yunus Emre”, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), por edhe ambasada turke, duke e konsideruar Turqinë si një vend vërtetë shumë të afërt dhe shumë mik”, u shpreh Hado.

Ndërsa ambasadori turk, Bayraktar theksoi se ky aktivitet do të rrisë më shumë prezencën e Turqisë në Shqipëri në fushën e kulturës.

Në kuadër të këtij aktiviteti që fillon sot për vizitorët do të paraqiten shfaqje të arteve të ndryshme dhe shembuj të artizanatit dhe kuzhinës turke, që do të pasqyrojnë kulturën e pasur të vendit tonë në këtë zonë të bukur të Tiranës. Shpresoj që ky aktivitet kuptimplotë të rrisë më shumë prezencën e Turqisë në Shqipëri në fushën e kulturës.”

Çadrat e ngritura në pedonale sjellin në Tiranë një pjesë të kulturës nga qytete të ndryshme të Turqisë. Muzika dhe larmishmëria e produkteve turke ndezi një atmosferë të këndshme që ditën e parë të çeljes së këtij eventi. Në 3 ditë pritet që qindra qytetarë të vizitojnë  panairin “Ditët e Turqisë”, duke kulmuar me koncertin qe do të mbahet në natën finale, pikëriasht të premten.

Në kuadër të “Ditëve të Turqisë“, po organizohen aktivitete kulturore dhe artistike për kulturën, veshjet tradicionale, gjuhën, historinë dhe artin turk, me mbështetjen edhe të bashkive nga Turqia, si Bajrampasha, Bursa, Kahramanmarash, Sakarja, Institutit të Integrimit Antalia, Institutit të Integrimit Konja, Institutit të Integrimit Mardin,  Klubi Etnospor dhe Fondacioni i Shigjetarëve…/ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne