Djaloshi arriti ta bindë Putin për selfie, por këtë nuk e priste

Presidenti rus Vladimir Putin ndoqi një ceremoni të Vullnetarit të Rusisë 2018, ku aktivistët e rinj u nderuan me çmime.

Nga kjo ceremoni, një video e bukur e një djali që arriti ti kërkojë presidentit një “selfie” u bë virale. Por në momentin që Putin u përgatit për selfie, telefoni i djalit nuk po reagonte shpejt. Pjesa tjetër e vullnetarëve perfituan dhe menjëherë u bashkuan me presidentin dhe djalin për nje ‘selfie’ të përbashkët. Edhe pse pak i zhgënjyer që nuk bëri fotografi i vetëm me Presidentin rus, djaloshi megjithatë arriti të fotografohej me Putinin. Putini pranoi se ai ishte vetë “technofob”, dhe se nuk mbante telefon dhe se gjithçka që i nevojitet e merrte nga këshilltarët e tij.

Ai më parë deklaroi se interneti është një “projekt i veçantë i CIA-s” dhe se gjysma e përmbajtjes është pornografi. Ai gjithashtu shmang rrjetet sociale, që është krejtësisht e kundërta me homologun e tij amerikan, Donald Trump, i cili është shumë aktiv në Twitter.Fakti se Putini nuk përdor një telefon, e bën atë një objektiv më të vështirë të përgjimit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne