SHBA me rezolutë kundër “Rrjedhës veriore 2”, Rusia e quan konkurrencë të padrejtë

Dhoma e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan miratoi një rezolutë kundër ndërtimit të një tubacioni të gazit Veriu 2, në vlerë 11 miliardë dollarë, ndaj të cilit Moska zyrtare reagoi menjëherë si një përpjekje e mëtejshme për të rrezikuar zbatimin për një projekt thjesht komercial.

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së njoftoi se tubacioni “është një hap dramatik prapa për sigurinë energjetike të Evropës dhe interesat e SHBA”, duke u bërë thirrje qeverive evropiane të hedhin poshtë projektin, njoftoi agjencia Bloomberg.

Rezoluta gjithashtu i bën thirrje presidentit të SHBA-së, Donald Trump që “të përdorë të gjitha burimet e disponueshme për të mbështetur sigurinë e energjisë në Evropë” duke diversifikuar tregun dhe duke zvogëluar varësinë nga Rusia.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, duke komentuar mbi rezolutën, tha se përpjekjet e SHBA për të rrezikuar këtë projekt ishte një shembull i konkurrencës së padrejtë, e cila synon të pengojë realizimin e një projekti thjesht komercial.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne