Roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në tragjedinë e Jemenit

Gazeta New York Times (NYT), që publikohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shfaqi para syve shifrat e armëve që udhëheqja amerikane i ka shitur Arabisë Saudite dhe si pasojë shkatërrimin e shkaktuar në Jemen nga koalicioni me në krye Arabinë Saudite dhe dramën njerëzore në këtë vend.

Artikulli i gazetës me titull “Një tragjedi artizanale e Amerikës në Jemen”, ilustrohet me historitë e viktimave që humbën jetën në sulmin ajror, të realizuar në shtator të vitit 2016-të në rajonin Arhab, në afërsi të kryeqytetit Sana të Jemenit, dhe jetën e popullit jemenas, që në moment me luftën u kthye në një makth.

Në lajm bëhet e ditur se në sulmin ajror, të realizuar gjatë kohës kur një grup i banorëve të fshatit në Arhab ishin mbledhur për të hapur një pus uji, disa mbetën të vrarë ndërsa disa të tjerë humbën gjymtyrët dhe pavarësisht se kanë kaluar dy vjet nga sulmi, në rajon ekzistojnë ende gjurmët e bombave dhe rrënojave.

Gjithashtu në lajm u publikuan edhe pamjet e të moshuarve, të rinjve dhe fëmijëve, të cilët kanë humbur gjymtyrët e tyre gjatë sulmeve ajrore. Në sulmin në këtë rajon në vitin 2016-të u vranë 31 civilë, 3 prej tyre fëmijë ndërsa u plagosën 42 civilë të tjerë.

Gazeta bën të ditur se në bombat e përdorura në sulme, gjendeshin numrat e identitetit të dhëna nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes dhe u përcaktua se ishin prodhuar nga ana e kompanisë General Dynamics në Teksas.

Në lajm bëhet e ditur se që nga viti 2015, kur ka filluar lufta civile në Jemen, e deri më sot, Organizata e Kombeve të bashkuara dhe organizatat e ndihmave njerëzore kanë paralajmëruar për dëmet që shkaktojnë sulmet ajrore tek civilët dhe strukturat civile.

“Bombat e sauditëve kanë marrë në objektivë fabrikat, urat, rrugët, spitalet, puset e ujit, ceremonitë e varrimit, dasmat, mbledhjet dhe autobusët e shkollës të mbushur me fëmijë” shkruhet në lajm.

Arabia Saudite, në bllokadën ndaj Jemenit, me pretendimin se kërkon të pengojë hyrjen e armëve të huthive në rajon, ka vështirësuar më shumë transportin e ushqimit dhe ndihmave njerëzore në vend, i cili ishte i varfër edhe më parë.

Për shkak të sulmeve ajrore dhe bllokadës, që ka ‘ushqyer’ edhe më shumë krizën shumë të madhe njerëzore në Jemen, kanë humbur jetën 85 mijë fëmijë nën moshën 5 vjeç dhe ka rënë epidemia e kolerës në 21 vilajete.

Në lajm bëhet e ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga periudha 2010 deri më 2017 i shitën Arabisë Saudite 30 avionë reaktivë së teknologjisë së lartë F-15, 84 helikopterë lufte, 110 raketa të komanduara ajër tokë dhe rreth 200 mijë bomba të komanduara./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne