Shqiperia

Divorc Rama-Veliaj

Ka shumë aludime se kush qëndron pas protestës së studentëve ose më saktë kush po përpiqet ta përdorë atë në funksion të qëllimeve të caktuara politike.

Në të gjitha daljet apo reagimet e tij zoti Rama ka përmëndur Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin, por edhe aktorë të paspecifikuar që i ka emërtuar komshinjtë.

Spekullimet nuk kanë munguar se kujt i referohet zoti Rama me emërtimin komshinjtë. Dekriptimi lidhet me situatën dhe një aleancë të Monika Kryemadhit dhe Erion Veliajt kundër zotit Rama.

Veliaj dhe Kryemadhi janë komshinj në zonën rezidenciale ku banojnë te Kodra e Diellit dhe kjo afërsi e tyre nuk është vetëm komunitare, por edhe politike. Pika që bashkon Kryemadhin dhe Veliajn është lufta kundër Ramës, i cili përflitet se ka vendosur të mos e rikandidojë më Erion Veliajn për bashkinë e Tiranës.  Veliaj nuk është pozicionuar për protestën e studentëve, madje pas skandalit të tenderit të Unazës është tërhequr edhe nga eriketimet për protestuesit e Unazës.

OPINIONE