Dje e arrestuan, Berisha: Nëse ish deputeti flet, e hedh në erë Edi Ramën

Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar për herë të parë arrestimin e ish deputetit të PS-së Arben Ndoka, duke u shprehur se kryeministri Rama nuk ka thënë asnjë fjalë për të për shkak të frikës.

I ftuar në emisionin Open në Top Channel, Berisha është shprehur se nëse Arben Ndoka flet, ai e “hedh në erë” qeverinë e të majtëve dhe kryeministrin.

“Në kohën time nuk është penguar kurrë prokuroria ndaj deputetëve të mi. Prokurorinë e ka pasur Ina Rama dhe Theodhori Sallaku, njerëz në duart e Ramës.

Rama i lëshon të vetët, ai kur të rrezikohet për tu mbyt i mbyt të gjithë dhe këtu do jemi, ta dijë mirë… ai do vazhdojë, bir Selman i nënës kë të qaj më para nga njerëzit e tij.

Po prit, se nuk tha asnjë fjalë për Arben Ndokën. Pse? Se unë Ramën e psikologjis mirë, keqardhje tha për Çukon, po për Ndokën nuk guxoi një fjalë se ai e hedh në ere sepse i di gjithçka ai për të..”, tha Berisha.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne